Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë të dhënë në Shkallën e Parë për pezullimin nga detyrua të ish-kreut të OFL-së, Artan Shkëmbi.
Shkëmbi u pezullua nga detyra nga Ardi Veliu, pasi ishte nën hetim nga SPAK, ndërsa u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor.
Ishte një informacion i konsideruar si “top sekret” i ardhur nga Gjermania që “dogji” kreun e OFL.
Autoritetet gjermane kanë kërkuar informacion në lidhje me një grup të trafikut të kokainës, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.
Gjermanët pretendojnë se ishte Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.
Burimet thonë se përveç sistemit TIMS, të dhënat janë kërkuar edhe me programin “Deep see”, i cili është program që mund të kërkojnë informacione sekrete vetëm zyrtarët e lartë të policisë.