Dy lëkundje të tjera tërmeti janë shënuar mbrëmjen e sotme me epiqendër në detin Adriatik. Sipas të dhënave të siguruara nga Dosja.al nga aplikacionet që masin tërmetet rezulton që pas goditjes me magnitudë 4.8 gradë të shkallës righter kanë rënë edhe dy të tjerë, përkatësisht me magnitudë 3.3 dhe 4.1. Edhe dy lëkundjet e tjera, epiqendrën e kanë në Durrës, pranë detit Adriatik.
Banorët kanë braktisur banesat dhe kanë dalë në rrugë pas lëkundjeve të vazhdueshme.
Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e sotme në orën 21:15. Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.8 të shkallës righter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan. Paraprakisht nuk raportohen dëme materilae apo në njerëz, ndërkohë që sipas IGJEUM, Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile po komunikon vazhdimisht me banorë të shumtë.