• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk na hyn në punë flamuri i partisë për Covid-19

11/11/2020
Nuk na hyn në punë flamuri i partisë për Covid-19

Nga Astrit Patozi/ E mira do të ishte që edhe ne të silleshim me koronavirusin, ashtu siç edhe sillet ai me ne. Duke na trajtuar të gjithëve njësoj, pavarësisht, nëse jemi të varfër apo të pasur, të bardhë apo të zinj, shqiptarë apo serbë, amerikanë apo kinezë, të vegjël apo të mëdhenj. Por kjo me sa duket është e pamundur, sidomos për ne, që e kemi shumë të vështirë të bëhemi bashkë edhe për çështje të tilla si data e çlirimit, çfarë burri ka qenë Skënderbeu, kush e pavarësoi Kosovën apo së fundmi edhe për thirrjen e komandantëve të UÇK-së në Tribunalin e Hagës.
Po në këtë pikë nuk jemi të vetmit, sepse ka kudo në botë konspiracionistë, paranojakë, delirantë, mosbesues apo edhe të çmendur, që ose nuk e pranojnë fare, ose e vlerësojnë në mënyrën e tyre, që nuk ka asnjë lidhje me shkencën, COVID-in.
Fatmirësisht, ata janë pakicë dhe si të tillë duhen respektuar, deri në pikën, që nuk bëhen të rrezikshëm për të tjerët. Nëse e kapërcejnë këtë cak sigurisht që duhet të mbajnë përgjegjësi, jo vetëm morale, se nuk ia ka borxh askush që të vuajë pasojat e fiksimeve apo marrëzive të tyre, të cilat në disa raste mund të jenë edhe fatale për të tjerët.
Po meqë jemi tek kjo temë, mendoj se të paktën të sëmurët nga pandemia duhet t’i konsiderojmë njësoj, minimumi me të njëjtën ndjesi njerëzore, dhe kjo qasje nuk duhet të vlejë vetëm për personelin mjekësor.
Personalisht i uroj shërim të shpejtë fillimisht çdo shqiptari dhe pastaj cdo qytetari të botës, që përballet me armikun e padukshëm, pavarësisht asaj që ai përfaqëson. Petrit Vasilit, Blendi Klosit, Rudina Hajdarit, Damian Gjiknurit, Belind Këlliçit e kujtdo shqiptari tjetër, pa asnjë dallim nga flamujtë e partive apo të rangut shoqëror, që i përket, sepse as politika dhe as hierarkia nuk kanë lidhje fare me këtë çështje.
Por natyrisht, që kjo është e pamjaftueshme. E rëndësishme është që ne të mbështesim me çdo mundësi që kemi ata që janë në frontin e parë të luftës, mjekët, infermierët dhe çdo hallkë të sistemit shëndetësor të angazhuar në këtë betejë. Unë këtë e bëj pa asnjë hezitim dhe nuk më intereson hiç, nëse këta burra apo gra që po përballen me pandeminë në Shqipëri janë me qeverinë apo me opozitën.
Dhe nuk e çoj ndër mend fare të bëj llogari elektorale me këtë flamë të keqe, e cila gati ka gjunjëzuar gjithë globin, qoftë edhe po të dalë Fatos Lubonja e të më thotë se kjo i prish punë ndonjë “bande”, nga ato që që ai ka zgjedhur t’i shërbejë në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Demi Moore e shkatërruar nga vrasja e Rob Reiner: Nuk ka fjalë, fëmijët tanë u rritën së bashku

Demi Moore e shkatërruar nga vrasja e Rob Reiner: Nuk ka fjalë, fëmijët tanë u rritën së bashku

16/12/2025
Nga lojtari më i mirë te formacioni i vitit, PSG “mbretëron” në Doha, çmimet

Nga lojtari më i mirë te formacioni i vitit, PSG “mbretëron” në Doha, çmimet

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al