468 qytetarë janë ndëshkuar se nuk kanë mbajtur maskën mbrojtëse. Ndërkohë 20 administatorë lokalesh janë ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë për mosrespektim të protokolleve të sigurisë dhe vendosje të muzikës pas orës 20:00 në ambientet e lokaleve. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.