Si të mos mjaftonte përplasja për konfliktin e Mesdheut Lindor, mes Francës dhe Turqisë është shfaqur një krisje e radhës. Molla e sherrit këtë herë, është bërë përplasja e armatosur Armeni-Azerbajxhan. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka dënuar deklaratat e Turqisë në lidhje me situatën në rajonin Nagorno Karabak, duke i quajtur “të pamatura dhe të rrezikshme”. Turqia nga ana tjetër, akuzoi Macronin për mbështetjen e “zaptimit” të rajonit nga Armenia.
“Franca mbetet jashtëzakonisht e shqetësuar për komentet luftarake që Turqia bëri së fundi. Këtë nuk do ta pranojmë”, tha Macron. Kreu i shtetit francez gjithashtu tregoi mbështetje për Armeninë.
“Unë i them Armenisë dhe armenëve që Franca do të luajë rolin e saj”, tha Macron.