Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar masat e të reja anti-COVID të cilat parashikojnë një mbyllje kombëtare njëmujore për Anglinë. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në mesnatën e së enjtes, 5 nëntor dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në 2 dhjetor, kur qeveria do të kërkojë të lehtësojë kufizimet.
Kufizimet do të jenë të ngjashme me ato të paraqitura në fillim të pandemisë në mars, megjithatë këtë herë gjykatat, shkollat dhe universitetet do të mbeten të hapura. Të gjitha lokalet dhe restorantet do të mbyllen, megjithëse shërbimi taksi do të lejohet. Të gjithë dyqanet me mallra jo të domosdoshëm do të mbyllen.
Vizitat e njerëzve në shtëpi do të ndalohen, me përjashtim të arsyeve të kujdesit për fëmijët dhe formave të tjera të mbështetjes. Prodhimi dhe ndërtimi do të inkurajohen të vazhdojnë. Udhëtimet ndërkombëtare nga jashtë, si dhe qëndrimi gjatë natës larg shtëpisë do të ndalohen, përveç rasteve kur bëhet për punë. Udhëtimet brenda Mbretërisë së Bashkuar do të dekurajohen, përveç atyre për punë. Lutja do të vazhdojë në vendet e adhurimit, por jo shërbimet.
Këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance tha se vdekjet në Angli gjatë dimrit mund të jenë dy herë më të larta ose më shumë se gjatë valës së parë.
“Kam frikë se asnjë kryeministër i përgjegjshëm nuk mund të injorojë mesazhin e këtyre numrave”, tha kryeministri Johnson. “Nuk ka asnjë alternativë.”