Nga Brikena Xhani Metaj
Sa e trishtueshme që në ato të pakta momente kur hyj në fb, ta mbyll ditën me një lajm që të drithëron, kur mendon se bota humbi një njeri të madh, një njeri plot dije, enciklopedi e gjallë më pëlqente ta quaja! Sa keq që pavdekësia nuk është e mundur për njerëz të tillë që mirësia u buron nga shpirti, që thjesht nuk dinë të bëjnë keq, që janë kaq modestë në mençurinë e tyre, që falin dashuri me çdo qelizë të trupit!
Këto ndjesi më përcolli xha Stefan Miha që kur e takova për herë të parë 5 vite të shkuara, ndërsa më fliste me aq shumë pasion dhe informacion për më të dashurën e tij, Kishën e Labovës së Kryqit. Më merrte në tel shpesh, dhe kur nisi restaurimi më telefonoi sërish duke më thënë: “Shumë të faleminderit e dashur Brikena! Se ti ke një kontribut të paçmuar në këtë vendim”.
Sigurisht që unë nuk ndihesha kështu, kisha bërë thjesht një dokumentar, por jo, xha Stefani nuk pranonte kundërshtime në bindjet e veta, por të rendiste argumentimet. Eh, sa shumë ka për të thënë për këtë figurë emblematike! Më mbeti vetëm merak që nuk e takova dot. Herën e fundit kur fola nuk ishte në Labovë dhe më premtoi të më telefononte sapo të vinte. Nuk e mbajte fjalën xha Stefan! Përherë i paharruar emri dhe kontributi yt! 🙏🙏🙏