• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk e ka fajin Eli Fara për ngrohjen globale!

25/07/2021
Nuk e ka fajin Eli Fara për ngrohjen globale!

Nga Aranit Muraçi

Vendet më të industrializuara dhe më të zhvilluara në botë, të njohura si G7, janë mbledhur disa herë për të diskutuar, por nuk po i japin dot zgjidhje çështjeve klimatike.

Përmbytjet e pazakonta që ndodhën gjatë ditëve të fundit, në Gjermani, vende të tjera të Europës dhe Kinë besohet se u shkaktuan nga ajo që njihet sot si ngrohja globale.

Megjithatë në studimin e fundit, botuar në “Nature Climate Change”, studiuesit në Hollandë, Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbi përpiluan rezultatet e 237 eksperimenteve të ndryshme për të zbuluar rolin e krimbave të tokës në emetimet globale të gazeve serë.

Rreth 20 për qind e dioksidit të karbonit dhe dy të tretat e oksidit të azotit rezultoi se vijnë nga toka. Ato prodhohen nga një numër procesesh biologjike natyrore që përfshijnë rrënjët e bimëve ose mikroorganizmat që jetojnë në tokë.

Autorët e studimit u referohen krimbave të tokës si një nga shkaktarët kryesorë, sepse ato ndikojnë në strukturën fizike të tokës duke gërmuar – gjithashtu ato ndërveprojnë me mikrobet dhe prodhojnë pjesën më të madhe të emetimeve të dioksidit të karbonit.

Prania e krimbave ndikon në atë se sa dioksid karboni prodhohet në tokë dhe sa çlirohet në atmosferë. Shkencëtarët janë të shqetësuar se krimbat e tokës po shtojnë çlirimin e gazeve serë – dhe se vetë krimbat (në numër) janë në rritje.

Oksidi i azotit është një tjetër gaz i fuqishëm serrë. Bakteret në zorrën e krimbave të tokës prodhojnë oksid azoti dhe emetimet nga toka e infektuar me krimba mund të jenë tre herë më të larta se nga toka pa asnjë krimb, thotë studimi.

Ndërsa në vendin tonë mediat, kryesisht ato online dhe ato sociale, kohët e fundit denoncuan krijimin e një drejtorie me shumë rëndësi në çështje ende të pazgjidhura botërore, me “baza shkencore” që merrej me zgjidhjen e problemit të ngrohjes globale.

Sipas denoncimit drejtoreshë e kësaj drejtorie për tetë vite në ministrinë e drejtuar kohë më parë nga Fatmir Mediu ishte emëruar këngëtarja e mirënjohur, Eli Fara. Denoncimi përfshinte edhe udhëtime të shumta jashtë shtetit të këngëtares, e cila shpesh thuhet se ishte e shoqëruar nga eprori i saj. Është vërejtur një sulm i pahijshëm dhe kryesisht i padrejtë, i pandershëm karshi këngëtares.

Ajo e hodhi poshtë me neveri një pretendim të tillë dhe reagoi e indinjuar nga sulmet e pa pabazuara, pa etikë dhe më keq akoma, ende pa u siguruar për të vërtetën, sidoemos nga ana e publikut. Eli ka të drejtë! Ajo mund të mos ketë asnjë faj dhe asnjë përgjegjësi, për shpërdorimin e parave publike, nëse ka marrë rrogën dhe dietat. Sidoemos atëherë, kur ato shkojnë për ‘shkencë’. Ajo nuk është votuar asnjëherë dhe nuk mban as përgjegjësi politike.

Gjithashtu, deri tani, asnjë institucion nuk e ka provuar ende këtë pretendim. Në një situatë të tillë është lehtësisht e verifikueshme, nëse ka ekzistuar një drejtori e tillë. Po aq të verifikueshme janë edhe pagat për të gjithë nënpunësit e shtetit nga Thesari.

Eli Fara po akuzohet pse ajo ka pranuar një post drejtorie, të cilin pretendohet se nuk e meritonte. Për të verifikuar të vërtetën në këtë rast nuk kërkohet ndonjë kërkim shkencor.

Ne nuk e dimë nëse ka ndonjë shqiptar që ka refuzuar një post të tillë drejtorie, dhe kur e ka pranuar, a e ka merituar ai atë dhe po ashtu, nuk dimë më kryesoren: Përgjegjësia e kujt është, kur emërimet kanë qenë në shkelje ligjore?

Ne, po ashtu nuk dimë nëse ka pasur ndonjëherë garë për ata që kanë përfituar poste të larta, çfarë rezultatesh kanë arritur në punë dhe çfarë përgjegjësish kanë mbajtur.

Kjo ka qenë dhe mbetet detyrë e të gjitha institucioneve publike, për të qenë sa më transparente. Tashmë i takon SPAK të hetojë çështjen dhe të zbardhë si qëndron e vërteta. Hetimi nuk duhet të përfshijë vetëm Eli Farën, por të gjithë ish-drejtorët dhe drejtorët me përgjegjësi globale, kombëtare dhe lokale. Meqë u ndez si debat është ndoshta koha të japin llogari të gjithë, që Eli Fara të mos ndihet e veçuar dhe e sulmuar padrejtësisht, nëse provohet ajo që është thënë.

Nuk është e thënë që të mbahet përgjegjësi për kërkime shkencore, kur nuk arrihen rezultatet e duhura. Nuk mund të mbajë përgjegjësi Eli Fara për përmbytjet e fundit në Gjermani, sikurse nuk mbajnë përgjegjësi as shkencëtarët e NASA, kur anija kozmike që ka një kosto rreth 400 milion dollarë, iu shpërthen në ajër.

Për tenderin e kondicionerëve, për shembull, për herë ngrohjen dhe herë freskinë e tepërt të çdo zyre të shtetit, nëse janë shpërdoruar paratë publike duhet mbajtur përgjegjësi. Prandaj, Eli Fara me shumë gjasa, nuk ka faj.

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025
Hapen aplikimet, 12 vende të lira për drejtorë në Vlorë
Kryesore

Hapen aplikimet, 12 vende të lira për drejtorë në Vlorë

10/07/2025
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Sekuestrohen 9 pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër, nuk kanë burime të ligjshme financimi

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“SWAG” është këtu: Justin Bieber nis një kapitull të ri muzikor

“SWAG” është këtu: Justin Bieber nis një kapitull të ri muzikor

11/07/2025
Donald Trump Show

“Nga 1 gushti, tarifa të reja doganore prej 35% për Kanadanë”/ Trump i dërgon sot një letër BE-së  

11/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al