Ish-kandidati i PD-së për deputet në Gjirokastër, Roland Bejko, ka folur në “Breaking” për vendimin e SHBA-së për shpalljen e Berishës “non grata”. Ai tha ndër të tjera se Partia Demokratike nuk e ndihmon dot Sali Berishën në këtë moment, as me protesta. Sipas Bejkos, qasja e Berishës deri më tani ka qenë korrekte, por ai theksoi se Partia Demokratike nuk mund t’i japë vetes një vokacion antiamerikan. ©argjiroja.net