• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me “Tiren” e Italisë dhe ndaleni marrëzinë e zhurmën

09/02/2021
Njihuni me “Tiren” e Italisë dhe ndaleni marrëzinë e zhurmën

Nga Ardit Rada

Teksa debati publik në vend është përqendruar në një rast ryshfeti te ‘Shefqet Ndroqi’, një lajm tragjik është raportuar nga Italia. Më 26 janar, në një spital të Brescias shefi i urgjencës është akuzuar se ka injektuar barna me efekt vdekjeprurës ndaj pacientëve me Covid.

Qëllimi, po aq kriminal sa veprimet e tij: Të lironte krevatet e pavionit ku shërbente për t’i shpëtuar ngarkesës në punë. Bëhet fjalë për Carlo Mosca, shef i përkohshëm i Departamentit të Emergjencave të Montichiari.

Akuzat ndaj sjelljes së mjekut bazohen në injektimin e dy ilaçeve, të cilat shkaktojnë depresion dhe probleme me frymëmarrjen.

Rasti në fjalë nuk bëri atë bujën që ne kemi qejf dhe e ndjellim po vetë në shumicën e rasteve. Mjeku u arrestua dhe hetimet kanë dalë në një konkluzion të qartë: Ka shkaktuar vdekjen e të paktën dy pacientëve 61 dhe 80 vjeç. Asnjë televizion i fqinjëve përtej detit nuk ngriti panele me specialistë dhe politikanë që drejtojnë gishtin ndaj sistemit shëndetësor.

Ndërkohë, që prej 13 janarit në Shqipëri televizionet vijojnë debatin për një pastruese që ka marrë ryshfet. Sigurisht, një veprim i dënueshëm dhe ndërkohë Tire Alldervishi dhe bashkëpunëtorët e saj ndodhen prapa hekurave. Fatmirësisht skema e tyre nuk ka shkaktuar viktima dhe ata nuk ishin as në majën e hierarkisë së spitalit si rasti i mjekut italian.

Fatkeqësisht, Tirja është kthyer në kryefjalë të hapësirave televizive dhe të akuzave të opozitës e cila e sheh rastin si një kauzë të re në prag të zgjedhjeve dhe kjo nuk ka dyshim.

Madje edhe më parë, ajo luajti me fotot e morgut për t’I futur në panik qytetarët dhe për t’i ndërsyer kundër qeverisë. Është e qartë se një pastruese në një nga shumë spitalet e vendit nuk përfaqëson as sistemin dhe as implikon qeverinë.

Askush, asnjëherë në 30 vitet e fundit, nuk e ka vënë në dyshim se ryshfeti erdhi bashkë me demokracinë që ditën e parë, për të na e vështirësuar jetën si shumë gjëra që nuk do donim t’i kishim nëpër këmbë.

Ama furtuna e ngritur për një pastruese duhet të marrë fund. Është e kuptueshme që opozita do të donte të kishim mundësisht një Carlo Mosca, por jo gjithmonë duhet mbajtur shpresë te fatkeqësitë ku ‘luhen’ jetë njerëzish./ Javanews

Related Posts

Fillon lufta me mandarinat dhe portokallet!
Blog

Fillon lufta me mandarinat dhe portokallet!

03/11/2025
Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet me urgjencë në spital
Blog

Fatos Nano, mësimi i fundit nga një epokë që s’u kthye më

01/11/2025
Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë
Blog

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

31/10/2025
Altin Dumani, nga raportimi në Parlament te ligjërata në Universitetin e Gjirokastrës
Blog

Altin Dumani, nga raportimi në Parlament te ligjërata në Universitetin e Gjirokastrës

28/10/2025
Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!
Blog

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

12/10/2025
Jeta jonë do të ndryshojë nga kjo luftë
Blog

Blushi: Shqipërisë i duhet një brez i çmendur

06/10/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Policia greke dhunon të riun shqiptar, ndodhet në gjendje të rëndë në spital!

03/11/2025
Varrosja e Nanos në Sharrë, reagon Ngjela: Turp kombëtar, duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit

Varrosja e Nanos në Sharrë, reagon Ngjela: Turp kombëtar, duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit

03/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al