• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me ‘monstrën’ e Tiranës, plaku që abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren. Fqinjët reagojnë ashpër: Atë punë ka bërë gjithë jetën

31/05/2020
Njihuni me ‘monstrën’ e Tiranës, plaku që abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren. Fqinjët reagojnë ashpër:  Atë punë ka bërë gjithë jetën

Të shtunën Policia e Tiranës arrestoi 65-vjeçarin Abaz Doku, ai akuzohej për “Abuzim seksual me të mitur.”

Ndërkohë, familja e vajzës së abuzuar me familjen ku ka ndodhur abuzimi seksuale, në banesën e vëllait të 65-vjeçarit Doku, ndodhet jo më shumë se 100 metër largësi.

Prej gati dy vitesh, blutë e Tiranës kishin marrë informacione se 65-vjeçari Abaz Doku, ngacmonte seksualisht fëmijë të mitur. Edhe pse ai është shoqëruar disa herë në komisariat, zyrtarisht ndaj tij nuk ka pasur denoncime për ngacmim apo abuzim seksual.

Burime zyrtare pranë policisë së kryeqytetit bëjnë me dije për ABC News se abuzimi seksual me vajzën 15 vjeçare nuk është rasti i vetëm që po hetohet. Vitet fundit, 65-vjeçari ka punuar si roje shkolle, në tre godina të ndryshme, në Babrru e në Paskuqan. Por, pas shqetësimeve të ngritura nga prindërit e nxënësve, masa e vetme ndaj tij ka qenë vetëm shkarkimi.

Një vit më parë, ai ishte i punësuar si roje nate bashkë me të birin në një nga shkollat në zonën e Babrrusë. Mësohet se për ta shkarkuar këtë herë nga puna, kërkesa ishte bërë nga vetë i biri i 65-vjeçarit.

ABC News ishte në zonën e Babrrusë ku jeton Abaz Doku. Duke e cilësuar si një veprim të turpshëm, disa banorë të zonës shprehen se kanë dëgjuar edhe më herët për të histori të tilla abuzimi nga ana e tij.

Një prej tyre shprehet: “A është burrë i mirë fort, një monstër. Ngjarje më e shëmtut s’ka mo. 65-vjeç. Jo ka pat marrëdhënie, po atë punë ka bërë gjithë jetën.”

Një tjetër shprehet se bëhet fjalë për një ngjarje shumë të ulët, negative.

Por, nga ana tjetër, një banor shprehet se bëhet fjalë për një ngjarje të shëmtuar, por shton se e ka njohur si banor të mirë.

Ai thotë për mikrofonin e Abc News: “Një ngjarje e shëmtuar. Por, unë për vete, deri më sot, nuk i kam dit ndonjë gjë të keqe. Ne kemi e njof si banor të mirë. Unë për vete si ngjarje e dënoj, nëse do të dalë e vërteta”.

Sipas policisë, 65-vjeçari Doku, videon e abuzimit seksual me të miturës ia kishte dërguar 3 djemve që jetonin po në të njëjtën lagje.

Edhe ata u prangosën nga policia, pasi nëpërmjet zhantazhit kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën. Por duke mos u mjaftuar shpërndarja e kësaj videoje në rrjetet sociale, në muret e pallatit e të lagjes ku banonte e mitura, ishte shkruar emri i saj me fjalë banale. Edhe pse 65-vjeçari Doku ka mohuar të ketë abuzuar me të miturën. Kjo e fundit në praninë e psikologut ka deklaruar se i moshuari ngacmonte edhe vajza të tjera./ Abc News

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al