• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me “Grupin L”, banda shqiptare në Athinë që vrau hidraulikun nga Delvina: Kanë lidhje të forta në policinë greke

22/02/2023
Njihuni me “Grupin L”, banda shqiptare në Athinë që vrau hidraulikun nga Delvina: Kanë lidhje të forta në policinë greke

Pas vrαsjes së hidraulikut shqiptar mbrëmjen e së martës në një lokal në Nea Joni të Athinës duket se qëndron një bandë famëkeqe e quajtur “Grupi L”. Gazeta Protothema i ka kushtuar një artikull të gjatë këtij grupi që sipas saj kontrollon shtëpitë publike dhe shpërndarjen e drogês në qendër të Athinës.

Grupi u bë i njohur pikërisht këtë 7 janar ku policia greke arrestoi një shqiptar 32-vjeçar me akuzën se kishte mbajtur si skllave një vajzë të re prej muajsh të tërë. Duket se është i njëjti grup sipas gazetës që është bërë shkak për vrasjen e 3-vjeçarit të pafajshëm Pëllumb Islami që u gjend në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

Ai kishte shkuar në lokal të shihte ndeshjet e Champions League, por pak metra më tej nisi një sherr mes të paktën 7 shqiptarëve të tjerë. Banda njihet si një grup truprojash, por që në fakt komandon në botën e krimit në kryeqytetin helen.


Viktima Pëllumb Islami

Protothema shkruan se gjatë një bastisjeje të policisë më 16 tetor në klubin ku rrinin shqiptarët një pjesë e tyre u vu në pranga për shkak të precedentëve për lëndë narkotike, pastrim parash, trafik njerëzish, mbajtje armësh, sulm ndaj policëve deri në shkelje e masave për përhapjen e koronavirusit.

Burime nga policia greke i thanë gazetës se grupi ka lidhje të forta me uniformat e rendit nëpërmjet korruptimit me shuma të mëdha. Sipas të njëjtave burime grupi mafioz ka depërtuar në nivele të larta dhe mban kontakte dhe marrëdhënie edhe me emra të njohur të botës së krimit që gjenden nëpër burgje.

idhPolicia dhe prokuroria greke kanë muaj që e kanë vënë nën hetim këtë grup që nisi siç u tha më lart nga dëshmia e një vajze të re.

Më 4 nëntor, 22-vjeçarja arriti të hiqte prangat dhe të arratisej nga banesa e tmerrit që mbante shqiptari. Në polici tregoi një histori rrëqethëse. Në fillim të vitit 2020, ajo kishte takuar një 32-vjeçar ;shqiptar i cili i ishte prezantuar si pronar një klubi në Athinë dhe i ka ofruar të punojë atje me një pagë shumë të mirë. Ai i dha asaj një muaj kohë për t’iu përgjigjur ofertës së tij tunduese. Në shkurt të po atij viti, vajza e pranoi propozimin e shqiptarit dhe ky rezultoi të ishte gabimi i saj i madh…

Sapo e ka takuar ai e mbajti vajzën për 3 muaj të burgosur. Madje ai vendosi një roje jashtë shtëpisë gjatë kohës që ai lëvizte. Ajo u detyrua të punonte si prostitutë. Detyrohej të shkonte me të paktën 4 persona të ndryshëm në ditë. Pagesa për çdo takim ishte 150 €, nga të cilat asaj i premtohej se do të merrte 80 €, por paratë nuk i pa asnjëherë. Në këtë pikë ajo nisi të kërkonte bakshishe nga klientët duke arritur që për 3 muaj të kursente fshehurazi rreth 5 mijë €. Shqiptari e kuptoi dhe e dhunoi rëndë fizikisht. Një javë më vonë ajo arriti të arratisej. Me marrjen e dëshmisë së saj nisën hetime të thelluara për lidhjet e shqiptarit.

Nga hetimet u kuptua se ai ishte i lidhur me të ashtuquajturin famëkeq “Grupi L”. Duke identifikuar anëtarët e tij, hetuesit e policisë vunë re se ata reklamonin një jetë luksi në rrjetet sociale ku prezantoheshin si truproja. Shenja e tyre dalluese në rrjetet sociale është “këputja e qafës me gishtin e madh” dhe lëvizja e duarve sikur qëllojnë me kallashnaikov.

Trupa të mëdhenj, me tatuazhë ku dallohet “Team L”, mbajnë zinxhirë të trashë ari, unaza pothuajse në të gjithë gishtat dhe varëse të rënda rreth qafës. Madje ky grup ka marrë pjesë edhe në një videoklip të një këngëtari shqiptar. Me mbajtjen nën vëzhgim të 32-vjeçarit shqiptar u arrit të arrestihet ai dhe 3 shokë të tij në këtë grup në një aksion të fshehtë që u krye më 16 tetor në lokalin e tyre të natës.

Protothema shkruan se mbrëmjen e të martës dyshohet të kenë qenë pikërisht anëtarë të këtij grupi që hapën zjarr në lokalin në Athinë ku u vra hidrauliku fatkeq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al