Klejdis Shameti është fituesi i kampionatit individual të shahut që u zhvillua prej dy ditësh në qytetin e Gjirokastrës.
Në këtë kampionat të mbështetur prej Bashkisë Gjirokastër dhe qëndrës kulturore “Fato Berberi”, merrnin pjesë rreth 70 nxënës nga shkollat 9-vjeçare të qytetit.
Në vendin e dytë u rendit Devi Cana, ndërsa në vendin e tretë ishte Skerdi Cana. Për lojën më të bukur u vlerësua Odise Dhima.
|Për të marrë çdo postim të ArgjiroLajm.net na ndiqni në Facebook. Klikoni këtu|