Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë dy prej futbollistëve më të pëlqyer dhe të dashur për miliona fansa nëpër botë. Messi dhe Ronaldo janë njohur për rivalitetin e tyre në fushë, por secili prej tyre kanë përgëzuar punën dhe karrierën e njëri-tjetrit.
Nga njëra anë gjithmonë Lionel Messi është shquar për talentin e tij në fushë, por nga ana tjetër Ronaldo është shembulli se me shumë punë mund të arrish majat.
Por përveç dy futbollistëve, ato që kanë fituar famën në saj të tyre janë Antonela Raccuzzo dhe Georgina Rodriguez.
Dy yjet janë shumë të ndjekura në rrjetet sociale, por sipas shifrave të Instagramit, Georgina Rodruguez është më e ndjekur. Rodriguez numëron mbi 39.3 milionë ndjekës, ndërsa Antonela Raccuzo 20.3 milionë ndjekës.
Antonela Raccuzzo, përmes fotove tregon se është shumë e apasionuar pas aktivitetit sportiv dhe merret shumë me fitness, ku nuk nguron të ndajë dhe këshilla me ndjekësit përmes rrjeteve sociale.
Ndërsa Georgina, është shumë e apasionuar pas baletit dhe nga postimet e shumta duket se preferon më shumë yogan.
Të dyja , Si Georgina dhe Antonela kanë një fizik për tu adhuruar.
Bashkëshortja e Messit nuk nguron që në fotot e saj të tregojë muskujt dhe trupin e tonifikuar, ndërsa nga ana tjetër Georgina në fotot e saj shfaqet më provokuese dhe seksi.
Për më tepër më poshtë mund të shihni galerinë me fotot e dy grave më të famshme të futbollistëve.