• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një udhëtim me barinjtë e fundit nomadë të Greqisë

05/03/2021
Një udhëtim me barinjtë e fundit nomadë të Greqisë

Praktika e qëndrueshme bujqësore e kullotjes së deleve daton mijëra vite më parë. Ne takojmë njerëz që e mbajnë gjallë traditën, pavarësisht presionit nga bujqësia e turizmi i industrializuar dhe ndryshimet klimatike.

Gjatë 53 viteve, Eleni Tzima dhe bashkëshorti i saj Nasos Tzimas i kanë ndërtuar kullotat e tyre ndërmjet një distance prej 150 kilometrash, midis kullotave verore e të izoluara në male e deri tek ultësira e shtëpisë ku dimërojnë.

Familja Tzimas është pjesë e një tradite mijëvjeçare të lëvizjes sezonale të bagëtisë. Por kjo traditë po vdes dhe ata janë disa nga të fundit që e praktikojnë ende.

Gjatë muajve të verës, çifti, të dy rreth të 80-ave, jetojnë në një kasolle të improvizuar, duke përdorur energjinë diellore për radion, celularët dhe ndriçimin. Ata janë ndër barinjtë më të moçëm që marrin pjesë në një udhëtim të përvitshëm të njohur si “diava”, në Parkun Kombëtar malor Pindus, pranë kufirit greko-shqiptar.

Zonja Tzima, e cila thotë se shëndeti i lig i burrit të saj nënkupton se udhëtimi i vitit 2020 me shumë gjasa ka qenë i fundit, e përshkruan jetesën e tyre si të vështirë por shpërblyese.

“Ne rropatemi çdo ditë, nga mëngjesi e deri sa bie muzgu. Nuk kam bërë kurrë as edhe një ditë pushim, sepse bagëtia nuk pushon” thotë ajo.

“Unë jam mësuar me klimën e ftohtë malore dhe qetësinë e verës në mal. Nuk e kam zgjedhur këtë jetë por nëse do të duhet ta bëja, do të ishte pikërisht kështu.”

Një trashëgimi e gjelbër, në zhdukje

Tradita mijëvjeçare e lëvizjes sezonale të bagëtisë praktikohet kryesisht nga grupet autoktone greke si dhe nga emigrantët nga Shqipëria e Rumania. Dikur shumë e përhapur, tradita e humbi popullaritetin e saj në vitet 60-‘70, kur nisi të jetësohet teknologjia e re bujqësore.

Në 2019-ën, UNESCO e quajti këtë traditë një “trashëgimi kulturore jomateriale” dhe e përshkroi atë si një nga mënyrat më të qëndrueshme dhe më efikase për bagëtitë. Kullotat e lëvizshme krijojnë kohë për rikuperim dhe nuk krijojnë mbishfrytëzim, ndërsa barinjtë mund të shmangin thatësirat verore duke u drejtuar në malet ku shkrihet dëbora dhe rritet bari.

Migrimi përgjatë shtigjeve të shkelura mirë ka formuar gjithashtu peizazhe natyrore, duke krijuar habitate unike në hapësirë të hapur, që janë shtëpia e një numri bimësh dhe kafshësh, si dhe korridore për kafshët e egra. Disa studime tregojnë gjithashtu se bagëtia nomade kullotëse mund të ndihmojë në parandalimin e zjarreve në pyje.

Thomas Ziagkas i lyen delet e tij duke përdorur baltë të kuqe, në mënyrë që kafshët e tij të mos përzihen me kopetë e tjera. Në ditët e sotme ai rrallë takon barinj të tjerë nëpër shtigje. Megjithatë, 72-vjeçari vazhdon traditën familjare, sepse dëshiron të tregojë se delet e tij kanë lëvizur – ndryshe nga kopetë e palëvizshme që kullosin në fusha.

“Ndihem krenar që tufa ime zbriti nga malet, deri këtu poshtë,” tha ai. “Kjo u duhet treguar të tjerëve “.

Kafshë të lumtura – prodhime cilësore

Në fillim të tetorit, vëllezërit Nikos dhe Giannis Saitis ulen rreth një zjarri bubulak, pas një dite rraskapitëse ecjeje në mal me bagëtitë e tyre. Ata thonë se udhëtimi nëpër kullota është i mirë për kafshët.

“Malet i bëjnë ato të fortë dhe të shëndetshëm – gjithashtu edhe mua” – thotë Nikos Saitis. “Nëse bagëtinë e transportojmë me kamionë, ato do të kalonin traumë, për shkak të ndryshimit të habitatit dhe lartësisë”.

Çdo vit, dy vëllezërit mezi presin nisjen e udhëtimit që shenjon nisjen e dimrit dhe punën e vështirë që përmbyllet me prodhimin e qumështit.

Barinjtë këtej pari e përdorin qumështin kryesisht për prodhimin e djathit. Është e vështirë për të transportuar çdo ditë qumësht të freskët në vendndodhje të ndryshme, veçanërisht lart në malësi. Ndonjëherë ata ia shesin djathin banorëve vendas ose tregtarë që vijnë t’i takojnë këtu.

Të ushqyerit e deleve me bar të freskët mali u jep atyre produkte të një cilësie të lartë siç është djathi, qumështi dhe kosi cilësor, me të cilët s’mund të konkurrojë asnjë produkt tjetër, thotë Nikos Saitis. Gjithsesi, barinjtë janë të detyruar t’i shesin produktet e tyre me çmime të ulëta, të cilat nuk pasqyrojnë cilësinë dhe punën e madhe që qëndron pas tyre.

DW

Related Posts

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik
Kryesore

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik

02/01/2026
3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!
Kryesore

3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!

02/01/2026
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Kryesore

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

02/01/2026
Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit
Kryesore

Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit

02/01/2026
Krimi makabër në Orikum, flet fqinja e çiftit: U habitëm, s’kemi dëgjuar debate
Kryesore

Krimi makabër në Orikum, flet fqinja e çiftit: U habitëm, s’kemi dëgjuar debate

02/01/2026
Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar
Kryesore

Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar

02/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

03/01/2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al