• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një pakt sekret Rama-Basha, për shkrirjen e LSI-së? Numrit dy të socialistëve i ‘shpëton’ një deklaratë

20/01/2021
Një pakt sekret Rama-Basha, për shkrirjen e LSI-së? Numrit dy të socialistëve i ‘shpëton’ një deklaratë

Që prej marrëveshjes së famshme Rama-Basha të 17 majit, ka pasur shumë spekulime se mes tyre ka një pakt sekret për bashkëqeverisje. Që prej asaj dite, njeriu që është më pak i qetë dhe që e ka humbur “qetësinë e dashurinë”, është Ilir Meta. Kjo, pasi ai mendon se Basha e Rama kanë rënë dakord që të shkrijnë LSI-në.

Aq më tepër që fill pas marrëveshjes me Ramën, Lulzim Basha gjatë fushatës zgjedhore të shkuar u mor veç me LSI-në, si e keqja më e madhe e këtij vendi. Më pas gjakrat u ulën, por fakt është se LSI dhe Meta nuk kanë besim tek Lulzim Basha as në këto zgjedhje.

Dhe për të shtuar edhe më shumë spekulimet, ka menduar Taulant Balla. Ai thotë se socialistët kanë rënë dakord me kryedemokratin Lulzim Basha, që të “çojnë për skrap LSI-në”. Këtë deklaratë ai e ka bërë pak ditë më parë ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Absolut 4” të gazetares Merita Haklaj.

“LSI është në një proces shkërmoqje. Figura politike të tyre kanë kërkuar të afrohen në PS.

Ajo që po ndodh është që me Lulzim Bashën kemi rënë dakord, ai në 2017, ne tani, që LSI-në ta çojmë për skrap.

Për këtë po punojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Balla.

Nuk dihet nëse ky i fundit e ka thënë këtë për dieversion, apo ka diçka të vërtetë, por fakt është që LSI ka filluar prej kohësh të shkërmoqet. Sondazhet e nxjerrin shumë keq partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhit, aq sa sot gazeta e LSI-së sulmonte ashpër edhe sondazhin e fundit të Ora Neës, pronarin e të cilit Meta e ka njeri të afërt.

Kjo, pasi ky sondazh, ndryshe nga PD, LSI-në e nxirrte shumë keq. Ndaj dhe gazeta e LSI akuzonte sondazhin si të blerë nga Rama. Pra Meta tani po akuzon dhe njerëzit e vet, por duket se tashmë e ka të vështirë ndaljen e gremisjes së LSI-së./ TemA

Related Posts

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Kryesore

Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Kryesore

Gjykata Kushtetuese s’ka vendim për Ballukun

03/02/2026
Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)
Kryesore

Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)

03/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Duroni 10 ditë”/ Luiz Ejlli ndez dyshimet, çfarë po përgatit?

“Duroni 10 ditë”/ Luiz Ejlli ndez dyshimet, çfarë po përgatit?

04/02/2026
Moment që pritej prej vitesh! Netflix transmeton koncertin e parë të BTS

Moment që pritej prej vitesh! Netflix transmeton koncertin e parë të BTS

03/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al