• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një nga zonat më të bukura në Shqipëri, peng i rrugës Korçë-Përmet

29/03/2023
Një nga zonat më të bukura në Shqipëri, peng i rrugës Korçë-Përmet

Rruga automobilistike Korçë – Përmet përshkon një nga zonat më piktoreske të vendit tonë, por gjendja aktuale e saj e bën thuajse të pamundur lëvizjen e automjeteve.

Nga Gëzim Kabashi

Në trasenë e segmentit të rrugës nacionale Ersekë – Leskovik një firmë ndërtuese po punon për rikthimin e normalitetit në pjesën më të dëmtuar të saj.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve përpiqen ta shmangin kalimin nga ky aks, duke preferuar rrugën më të gjatë nëpërmjet superstradave të Shqipërisë së mesme.

Rruga Ersekë-Leskovik 42 km thuajse të pakalueshme

“Jo, jo, nuk jua këshilloj që të kaloni nga Leskoviku – tha Artani, një djalë i ri nga Përmeti.

Ditën e Shën Valentinit unë shkova në Korçë, po u bëra pishman. Rruga është për faqe të zezë – shtoi ai për BIRN.

Artani shton se në dimër përrenjtë mund të dalin nga shtrati, duke bllokuar trafikun.

Pasiguria e lëvizjes së automjeteve ka ndikuar negativisht në lidhjet turistike të qyteteve të juglindjes, pasi udhërrëfyesit-guida nuk duan të rrezikojnë transportin e udhëtarëve vendas apo të huaj.

Vasili, që administron një nga hotelet në qendër të Përmetit tha për BIRN se të huajt kanë informacione për afërsinë me Korçën, 130 km gjithsej, dhe duan ta njohin zonën dhe ta përshkojnë atë.

“Para një muaji Përmetin e vizituan një grup i madh gazetarësh. Ata lëvizën me autobuz, dhe iu deshën më shumë se 4 orë deri në Ersekë – tha më tej Vasili.

Të njejtën gjë si gazetarët bëri edhe Shpëtim Canka, i cili bashkë me të afërmit e tij, mbërriti nga Leskoviku në Ersekë për dy orë.

“Unë jam me origjinë nga Përmeti dhe vij shpesh në vendin e të parëve të mij.

Më pas, herë pas here vazhdoj për në Korçë, pasi kam vizituar edhe monumentet historikë dhe natyrorë të zonës – tha mesoburri nga Durrësi, duke shtuar: Çfarë kuptimi ka që të kthehem në Rrogozhinë për tiu drejtuar pastaj Pogradecit apo Korçës.

Nga Përmeti deri në Leskovik rruga e rindërtuar vitet e fundit si dhe vendqendrimet e automjeteve e bëjnë mjaft të këndshëm udhëtimin, me lumin Vjosë dhe Malin e Nëmërçkës në të njëjtin krah.

Situata ndryshon kur hyn mes fshatrave të Kolonjës, aty ku numri i automjeteve në rrugë nuk i kalon gishtat e një dore.

Udhëtimi i Shpëtimit u ndërpre për rreth 20 minuta, kur mjetet e rënda të një firme ndërtuese po zgjeronin karrexhatën e rrugës, duke përdorur gurët e thyer nga një gurore pranë.

Andoni, një nga teknikët specialistë tha për BIRN se rikonstruksioni i rrugës prej 42 km dhe zgjerimi i saj ka nisur kohë më parë.

Tashmë është shpallur edhe firma e cila do të fillojë punën në muajin maj dhe brenda një viti do të dorëzojë objektin e asfaltuar dhe të përfunduar” – vijoi Andoni, pa e hequr vemendjen nga punonjësit dhe mjetet në rrugë.

Infrastruktura turistike nuk mbaron me rrugën

Rruga Ersekë – Leskovik, që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, do ti shërbejë rizgjimit të turizmit dhe komunikimit ekonomik në këtë territor, ku bashkohen edhe disa nga nyjet ndërkombëtare me fqinjin jugor, Greqinë.

Por, ndërsa Korça dhe Pogradeci kanë filluar ta shfrytëzojnë turizmin, si një element të rëndësishëm punësimi dhe mirëqënieje, qytetet e jugut kanë nevojë për ritme më të larta në zgjidhjen e problematikave të infrastrukturës.

“Nga tre kishat pranë Përmetit që i dedikohen Shën Marisë, vetëm në njërën prej tyre, në atë të Kosinës mbërrin me automjet – shprehet Johan Nako, i cili administron një bujtinë.

Kishat mesjetare të Leusës dhe të Bënjës janë të parritshme me autoveturë, megjithëse ndodhen shumë afër rrugës së asfaltuar.

Të shpallura “Monument kulture” objektet e kultit pranë Përmetit aktualisht mund të vizitohen vetëm nëse nisesh në këmbë drejt tyre.

Edhe në Bual, ku një mësues i pasionuar ka ngritur një muze me elemente folklorike turistët mund të mbërrijnë vetëm në këmbë.

Së bashku me dy ortakë, Sokol Kallo ka ngritur dy vjet më parë një inkubator përpunimi të produkteve ‘tipike lokale’.

“Puna jonë është e përqëndruar në vjeshtë, atëhere kur fermerët vjelin frutat e stinës” – tha Sokoli për BIRN, por ai e ndjen se fshatarët kanë nevojë për mbështetje me subvencione nga shteti, duke shtuar se një pjesë e tyre po largohen nga vendi.

“Jemi qytet mikpritës, por duhet tu tregojmë vizitorëve të gjitha mrekullitë e natyrës dhe ato të historisë që na rrethojnë – përfundon Johan Nako.

Related Posts

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)
Kryesore

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)

07/12/2025
Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë
Kryesore

Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë

07/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Sherri për parakalimin me makinë, plagoset me armë 37-vjeçari

07/12/2025
Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës
Kryesore

Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës

07/12/2025
Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
Kryesore

Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

07/12/2025
Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur
Kryesore

Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Linda Rei flet për eksperiencën në BBV Kosova: Olsa Muhameti, e gatshme të shkeli çdo njeri

Linda Rei flet për eksperiencën në BBV Kosova: Olsa Muhameti, e gatshme të shkeli çdo njeri

08/12/2025
Shkëlqen Hojlund, Napoli kap kreun, dorëzohet Spalletti: Ishin më të fortë (VIDEO)

Shkëlqen Hojlund, Napoli kap kreun, dorëzohet Spalletti: Ishin më të fortë (VIDEO)

08/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al