• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Një muaj e gjysmë kam fjetur në zyrë”, rrëfehet zonja Eni Çobani: Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme, ishte e rëndë

24/11/2022
“Një muaj e gjysmë kam fjetur në zyrë”, rrëfehet zonja Eni Çobani: Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme, ishte e rëndë

Atë jemi mësuar ta shohim çdo të diel në misionin e saj të ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” te “E Diela Shqiptare”, por këtë të mërkurë ajo ishte e ftuar në një intervistë ndryshe në “Aldo Morning Show”. Bëhet fjalë për zonjën Eni Çobani, e cila ka rrëfyer në këtë interviste një nga momentet më të vështira që ka përjetuar së fundmi.

Ajo ka treguar se i është dashur të përballet me pabesinë e një personi të cilin e ka mbajtur shumë afër dhe e konsideronte si të familjes, ky person, i cili punonte me të, i shkaktoi dëme të mëdha, ekonomike por edhe shpirtërore. Eni Çobani është shprehur se pasi zbuloi këtë ngjarje ajo e ka përjetuar aq keq sa për një muaj e gjysmë nuk ka dalë nga zyra.

Aldo: Për kuriozitet, jashtë kamerave, kur ka qenë shpërthimi yt më i madh, për çfarë ke shpërthyer. Në kamera jo se e di që të vjen ndonjëherë, por e mban veten.

Eni Çobani: Në pjesën e dashurisë thua apo në pjesën e drejtësisë?

Aldo: Nuk ka rëndësi, në përgjithësi, me një shok me një shoqe…

Eni Çobani: Po shpërthim në ç’drejtim?

Vaccinated People Now Account for Majority of COVID Deaths
Keep Watching

Aldo: Nerva, kur të ikën truri?

Eni Çobani: A shpërthim me mërzitje? Mosmirënjohja më çon në një shpërthim…

Aldo: Ky është term i përgjithshëm na thuaj çfarë ka ndodhur.

Eni Çobani: Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri, të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr, një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën tundi”. Më vjen shumë keq që e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë njëçik më të madhe, kështu që më tronditi.

Aldo: Tamam fjalën e ke për njeriun që punonte, asistentin në zyrën..

Eni Çobani: Asistenti që punonte në zyrën time. Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme, një zhgënjim të madh sepse u mor me një gjë të cilën e kishte jashtë kompetencave të tij dhe bëri një dëm ekonomik kundrejt qytetarëve, të konsiderueshëm.

Eni Çobani: Po i merrte lekë dhe kjo më ka vrarë shumë. edhe tani që flas e përjetoj.

Aldo: Normale, por çfarë ndodhi, ti dole jashtë vetes?

Eni Çobani: Dola jashtë vetes, asnjëherë me të sepse ai u zhduk. Ai nuk e pati fuqinë që të më dilte përballë.

Aldo: Ti , organet kanë pasur mundësi ta gjejnë?

Eni Çobani: Ai është tani në një gjykim, patjetër. Ka filluar gjykimi ndaj tij. Jemi në gjykatën e shkallës së parë.

Aldo: Të ra tavani në kokë?

Eni Çobani: Tavani në kokë realisht, rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë, që një njeri vërtet mund të marri te njeriu që punon, por jo te qytetarët. Te qytetarët pastaj është një element ku ti shkon tej asaj për të cilën vërtet e bën gjestin apo veprimin. Pra dëmin që ti do të shkaktosh e ke pasur më të madh ndaj saj edhe kundrejt njeriut që të ka punësuar. Një njeri mund të marri vërtet, por jo te qytetarët.

Eni Çobani: Jo, në asnjë moment. Kam qenë njeri shumë i hapur me të. në çdo moment mua më ka pasur aty edhe për halle apo problematika. Nuk ka pasur nevojë të bëj veprime të tilla. Kjo Aldo nuk ishte dëm vetëm kundrejt qytetarëve, por ishte kundrejt Enit personalisht. Por falë Zotit, sikurse ka njerëz të mirë qytetarët mirëkuptuan gjithçka. Por ai ka qenë një moment shumë i vështirë i cili akoma nuk ka kaluar.

Related Posts

Papa Leon: Parimet e Kishës për martesën dhe seksualitetin nuk ndryshojnë
Paparazzi

Papa Leon: Parimet e Kishës për martesën dhe seksualitetin nuk ndryshojnë

18/09/2025
Dolly Parton mungon në Dollywood për shkak të problemeve shëndetësore
Paparazzi

Dolly Parton mungon në Dollywood për shkak të problemeve shëndetësore

18/09/2025
Orët e sekuestruara, Mozzik paraqitet sot në Doganë për të sqaruar çështjen
Paparazzi

Orët e sekuestruara, Mozzik paraqitet sot në Doganë për të sqaruar çështjen

18/09/2025
Foto/ Ky është i dashuri i Agnesa Vuthajt?
Paparazzi

Foto/ Ky është i dashuri i Agnesa Vuthajt?

18/09/2025
Pa menaxher dhe pa agjent! A po e rishkruan Justin Bieber rregullin e lojës në muzikë?
Paparazzi

Pa menaxher dhe pa agjent! A po e rishkruan Justin Bieber rregullin e lojës në muzikë?

18/09/2025
“Made in China”/ Noizy tallet me Mozzik për orët luksoze: E du edhe unë një kështu
Paparazzi

“Made in China”/ Noizy tallet me Mozzik për orët luksoze: E du edhe unë një kështu

18/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Mourinho merr drejtimin e Benficës, tani është zyrtare

Mourinho merr drejtimin e Benficës, tani është zyrtare

18/09/2025
Papa Leon: Parimet e Kishës për martesën dhe seksualitetin nuk ndryshojnë

Papa Leon: Parimet e Kishës për martesën dhe seksualitetin nuk ndryshojnë

18/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al