Reagimeve të shumta publike kundër mesazhit të anëtares së Vettingut në KPK, Genta Bungo, e cila shprehej se nuk është problem shkarkimi i prokurores Elisabeta Imeraj, pasi do ishte vetëm “një maloke më pak”, i është bashkuar edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur si Stresi.
Në një postim në facebook, ai e konsideron të turpshme deklaratën e Bungos, e cila në gjykimin e tij do të duhet të kishte dhënë dorëheqjen fill pas zbulimit të mesazhit aspak etik.
Ai thotë se ky etiketim nuk është asgjë tjetër veçse një ndarje krahinore e përbuzur.
“Fjala Malok është epitet Fyes i ati që e shprehë .për të fyer ose denigruar një krahinë ku jetojnë malsorë apo mslësore. Ajo që ka shprehë ktë ka bërë një gabim të rëndë duke bërë ndarje krahinore të përbuzur. Ti thuash maloke me përbuzje Zonjës Imeraj asht turp imadh . Ajo që është shprehur ashtu duhet të kishte dhënë dorheqjen sa më parë . Ne jemi nga veriu e jemi malësorë dhe e kemi për nderë që jemi malsorë nga veriu. Ne malësorët jemi miqë e shokë me jugorët e jemi nipër e mbesa e sduhet të bëjnë ndarje të tilla urrejtje . Zonja Imeraj është një Zonjë grua ku drejton Prekurorinë e Tiranës dhe shumë e aftë e familje e shkëlqyer. Eshtë vështirë të gjëndet një e tillë. Unë kam lindë në Kotë të Vlorës dhe ne si familje ruajm respektin më të madh për atë vënd . Jemi të lidhur me miq e shokë me jugun e shqipërisë. Ajo që është shprehur ashtu me atë fjalë sduhet të punoi më në instucionet e vëndit. Ku jënë shoqëria civile që nukë reagon . Ta ket për turp ajo që është shprehur ashtu”, shkruan Stressi.
Gjatë seancës së vetingut në KPA, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka zbardhur një prej mesazheve që anëtarja e vetingut Genta Bungo, ka dërguar duke paragjykuar prejardhjen e magjistratëve.
“Ça të duhet, -ajo qeshi- ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”, ishte mesazhi i lexuar nga prokurorja Imeraj.