• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis rrokullisja e Dritan Lelit, PS kërkon gjyq popullor në Teatrin e Vlorës me praninë e Edi Ramës

02/06/2021
Nis rrokullisja e Dritan Lelit, PS kërkon gjyq popullor në Teatrin e Vlorës me praninë e Edi Ramës

Në tryezën e punës së Dritan Lelit pasditen e djeshme ka mbërritur një ftesë për ballafaqim. Letra e nënshkruar nga 45 anëtarë të Këshillit Bashkiak është një sulm direkt ndaj Kryetarit të Bashkisë, të cilit i kërkohet llogari për mungesën e shërbimeve në qytet me tone ultimative. Ftesa ngjan më shumë me një fletë-thirrje për gjyq publik të organizuar nga Partia Socialiste, për të cilin kërkohet skena e Teatrit të Vlorës Petro Marko.

Nga gjuha e përdorur, kuptohet se rrokullisja e Lelit sapo ka filluar, por drejtuesit e partisë kanë rënë dakort që përveç largimit, atij t’i rezervohet edhe një linçim publik shembullor, nga ato që organizoheshin në diktaturë.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak i drejtohen Lelit duke i thënë se duan ballafaqim “nga shqetësimi i rritur i komunitetit vlonjat për gjendjen e pashpjegueshme të shërbimeve vendore”. Me pak fjalë si dënimi, ashtu edhe ftesa i vjen në emër të popullit.

Ndërsa e fajësojnë se po e kthen Vlorën në “delen e zezë” të turizmit shqiptar, socialistët i thonë se në ballafaqim do të jetë edhe Edi Rama. “Kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor. Në mbledhje duhet të ftohen edhe deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin dhe deputetin tonë Z.Edi Rama”.

Është e qartë se pakënaqësitë për pastrimin, rrugët me gropa, apo shërbimet e munguara për qytetarët janë vetëm një pretekst. Sepse në realitet, socialistët e Vlorës po i ngrenë kryetarit të tyre një pusi për ta ndëshkuar dhe më pas shkarkuar nga detyra, sepse ai guxoi të mos i bindej kërkesës së Edi Ramës për dorëheqje.

Fati i Dritan Lelit u shenjua me fitoren e mandatit të tretë dhe tani nis hakmarrja e Ramës. Dorëheqjen e Lelit, kryeministri e kërkoi në heshtje disa muaj para zgjedhjeve. Përgjigjia negative nuk ishte si opsion, madje ishte bërë gati edhe zëvëndësuesi, Afrim Qendro, krahu i djathtë i drejtuesit politik të PS në këtë qark, Damian Gjiknuri.

Shkak i nxjerrjes së Lelit nga zyra e Bashkisë ishte degradimi i marrëdhënies mes tij dhe Gjiknurit, që krijonte një ngërç të pakapërcyeshëm në prag të fushatës së 25 Prillit. Refuzimi i Lelit për të dhënë dorëheqjen u pasua me kërcënime të forta, ndërsa në kujtesën e të gjithëve ishte fundi që iu rezervua paraardhësit të tij Shpëtim Gjikës. Mbetet për t’u parë se sa gjatë do ta mbajë Leli presionin. Në anën tjetër Rama, i gjithëpushtetshëm, kërkon që për dramën e Lelit të përdorë skenën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës./Lapsia.al

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, familjarët kërkojnë trupin e pajetë të 65-vjeçarit: Dua ta varros, t’i bëj adetet e fundit. Institucionet ia pasojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit

18/07/2025
Kryesore

Gjirokastër, djali denoncon në polici: Më ka humbur babai!

18/07/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Ndërtoi pa leje në tokën e një gruaje në Gjirokastër, shpallet në kërkim 65-vjeçari

18/07/2025
Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve
Kryesore

Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve

18/07/2025
Kryesore

Qeveria e re, Rama paralajmëron një Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale

18/07/2025
200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit
Blog

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

18/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

18/07/2025
Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

18/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al