• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nikoll Lesi: Në darkën me Mitsotakis, Rama fali detin shqiptar. E kuptova nga pritja e gëzueshme dhe lavdërimet që i bënë grekët

16/09/2020
Nikoll Lesi: Në darkën me Mitsotakis, Rama fali detin shqiptar. E kuptova nga pritja e gëzueshme dhe lavdërimet që i bënë grekët

Nikoll Lesi ka arritur në përfundimin se Edi Rama i ka falur detin grekëve, nisur nga atmosfera e “gëzueshme” e darkës me homologun e tij Mistotakis dhe “lavdërimet” që i kanë bërë mediat greke, kryeministrit shqiptar.

“Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti dje në darkë kryeministrin Rama, në Athinë.

Deri këtu gjithçka duket normale, pasi janë kryeministra të dy vendeve fqinjë dhe, në mos interesat ekonomike kryesore, në mes janë diku te 600 mijë shqiptarë, të cilët punojnë apo jetojnë në Greqi.

Pas darkës zyrtare të dy kryeministrat dolën të kënaqur jo nga vera greke apo peshku shqiptarë i zënë në detin pranë Sarandës, por diçka “firmosën”.

Kryeministri Rama njoftoi se u fol për këtë e atë, por asnjë fjalë pë detin shqiptar apo si quhet më saktë, Marrëveshja e Detit. Ndërkohë që për këtë det kishte shkuar dhe u prit me nderime kalorsiake kryeministri Rama.

Grekët kurrë nuk të presin kaq gëzueshëm, veçse kur arrijnë një synim apo marrin diçka që nuk iu takon!

Ndaj të thuash se nuk u fol për detin dhe asnjë milje, nga ato 12 milje që Greqia i do, është një mashtrim i madh publik.

Natyrisht që tema e bisedës ka qenë vetëm një: Si të marr Greqia ato 12 milje!

Me sa duket taktika e Edi Ramës para nisjes nga Tirana ku u rrëshqiti pyetjeve të Blendi Fevziut dhe Eni Vasilit nëse ka rënë dakort për Marrëveshjen e detit me Athinën zyrtare, ka filluar të zbulohet nga entuziazmi i mediave greke që e quajnë Edi Ramën një mik të madh të Greqisë.

Imagjino të të lavdërojë greku! Ose e ke dhënë detin shqiptar ose je në udhën e heshtjes duke ia falur prapë grekut.

Nga mbrëmë nëse duam të jemi të sinqertë me veten, kryeministri Rama e ka dhënë Detin tonë, Greqisë! Bile po të lidhesh dy vizitat në tre ditë të kryeministrit Rama, në fillim të Presidenti turk Erdogan dhe më pas te kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, del e qartë se krenaria dhe interesi grek është vënë në vijë, sepse atë që humbën përballë Turqisë, e morën nga Shqipëria me dorën e Edi Ramës.

Nëse shikon uljen e tensionëve turke-greke, pas deklaratës së kryeministrit shqiptar se “Greqia është në të drejtën e saj për 12 milje në kufi me detin shqiptar”, del se ujdinë mes Turqisë dhe Greqisë e ka bërë edhe kryeministri Rama.

Por duke falur det shqiptar”, shkruan Lesi.

Zakonisht tek LSI mbajnë Monika Kryemadhin si fallxhore, por ose këtë profesion e ka nisur edhe Lesi, ose është konsultuar me Monikën për këtë shkrim.

Se vetëm nga një fallxhore mund ta marrësh vesh çfarë ka ndodhur në darkën e dy kryeministrave, pasi zyrtarisht ata kanë deklaruar se çfarë u diskutua.

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Memaliaj, dy të plagosur

09/02/2026
I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria
Kryesore

I gjejnë armë gjahu pa leje në stan, nën hetim 58-vjeçari nga Zagoria

09/02/2026
Hodhi inerte në tokën e një banori të zonës, nën hetim inxhinieri i rrugës Ballaban-Berat
Kryesore

Hodhi inerte në tokën e një banori të zonës, nën hetim inxhinieri i rrugës Ballaban-Berat

09/02/2026
Tepelenë, sherr me sende të forta për motive pronësie
Kryesore

Tepelenë, sherr me sende të forta për motive pronësie

09/02/2026
Kryesore

Zaptoi pronën e tjetrit, nën hetim një person në Përmet

09/02/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Hodhi një send të fortë në rrugë duke shkaktuar dëmtimin e të miturit, nën hetim adoleshenti nga Tepelena

09/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Bad Bunny mbante numrin ’64’ në veshjen e tij për Super Bowl?

Pse Bad Bunny mbante numrin ’64’ në veshjen e tij për Super Bowl?

09/02/2026
Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar

Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar

09/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al