• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, nxënësit e ‘Urani Rumbos’ kërcënojnë me bojkot të mësimit: S’kemi ngrohje në shkollë (VIDEO)

21/01/2019
Gjirokastër, nxënësit e ‘Urani Rumbos’ kërcënojnë me bojkot të mësimit: S’kemi ngrohje në shkollë (VIDEO)

Ngrohja me kaldaja në shkollat 9-vjeçare duket se është një tjetër investim i dështuar i Bashkisë Gjirokastër. Paratë janë shpenzuar, por në klasa s’ka ngrohje. Sot Këshilli i Prindërve të shkollës ‘Urani Rumbo’, zhvilloi një takim me kreun e Agjensisë së Kujdesit dhe Mirëqënies Sociale në Bashkinë Gjirokastër, Armand Mamani, për t’i bërë me dije mungesën e ngrohjes në këtë shkollë.

Ata kishin nënshkruar gjithashtu edhe një petecion, ku kërkonin kthimin e ngrohjes përmes sobave me dru në mënyrë që procesi mësimor të vijojë normalisht. Nëse nuk ka ngrohje në shkollë, prindërit thonë se nuk do t’i lejojnë fëmijët e tyre të vijnë në mësim. Për këtë problem ata kanë vënë në dijeni edhe Drejtorinë Arsimore Rajonale.

Gjatë takimit me Këshillin e Prindërve të kësaj shkolle, Mamani ka pranuar mungesën e ngrohjes dhe ka thënë se kjo vjen për shkak të një defekti teknik. Ai shtoi më tej se është njoftuar kompania që kë instaluar kaldajat për të rregulluar defektin, duke qenë se investimi nuk është marrë ende në dorëzim. Sipas tij pritet që problemi të zgjidhet shumë shpejt. Por ky nuk është rasti i vetëm që ngrohja me kaldaja nuk ka funksionuar.

Ankesa ka patur edhe nga nxënës të shkollave të tjera në qytet. Herë shfaqet si justifikim sërish defekti teknik, herë mungesa e naftës. Pak ditë më parë Argjirolajm.net raportoi se në shkollën ‘Koti Hoxhi’, nxënësit kishin mbledhur lekë për të blerë rezistenca, duke qenë se ngrohja me kaldaja nuk funksionon.

©argjiroja.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al