Policia e Vlorës ka dalë me një komunikatë në lidhje me rastin e vetëvarjes në orët e para të së enjtes, së një burri në Sarandë. Sipas policisë, dyshohet se 43-vjeçari është vetëvarur për shkak të depresionit.
NJOFTIMI I PLOTË
Sarandë, në një banesë në fshatin Mursi, dyshohet se është vetëvarur me kabull për shkak të depresionit shtetasi A.K., rreth 43 vjeç, lindur në Përrenjas. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.