Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar nga Gjirokastra. Një 45-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Gjirokastrës, pasi ka pirë fotoksinë. Mësohet se 45-vjeçari ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe ky dyshohet se ka qenë shkaku që ka kryer aktin ekstrem. Sakaq 45-vjeçari Saimir Hoshe ka lënë pas dy fëmijë. Ai u transportua në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë pak çaste përpara se ta dërgonin për mjekim të specializuar në Tiranë.