Vrasja e një mësuesi në Francë nga një ekstremist islamist është temë diskutimi në emisionin OPEN në Top Channel. Samuel Paty kishte marrë kërcënime pasi kishte treguar një karikaturë të Profetit Muhamed në klasë. Një debat I fortë u zhvillua mes avokates Migena Balla dhe ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Debati nisi kur avokatja tha se mësuesi Paty provokoi.
Pjesë nga debati:
Balla: Mësuesi ka provokuar, diskriminuar myslimanët. Nuk mund të thuash myslimanëve dilni jashtë se tani do tregoj karikatura të provetit Muhamed. Unë paguaj për arsimimin e atij fëmije.
Kumbaro: Ai ka bërë një vrasje makabër.
Balla: Vrasja është pasoja, merruni me shkakun. Përse kur të tjetër vrasin myslimanët nuk i quajnë terroristë.
Kumbaro: Vrasja nuk ka fe, nëse ka vrarë ai duhet të dënohet. Qëtësohu.
Balla:Përgjigju me argument. Nuk ka rëndësi gjendja ime emocionale. Më thuaj një emër terroristi që ëshët në gjyq. Të gjithë janë vrarë.
Kumbaro: Waoo. Po pse ju i dini emrat e terroristëve?
Balla: Vrasësi në Zelandë të Re është në gjyq. Sa herë vriten myslimanë nuk thotë askush terrorizëm, por kur ka një vrasje nga një mysliman thuhet terrorizëm.
Kumbaro: As në ëndrrën më të keqe nuk mund ta kisha menduar një pyetje të tillë: Më thuaj një emër terroristi që është në gjyq? Waw!