• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga policja bionde tek trafikanti nga Vlora, si bëheshin grekë me letra kriminelët shqiptarë (Detaje të tjera nga dosja)

06/12/2021
Nga policja bionde tek trafikanti nga Vlora, si bëheshin grekë me letra kriminelët shqiptarë (Detaje të tjera nga dosja)

Detaje të reja janë zbuluar nga grupi i policëve në Greqi, të cilët pajisnin me pasaporta kriminelë kryesisht shqiptarë dhe në këtë mënyrë i pastronin nga krimet që ata kishin bërë, duke ju dhënë një identitet të rij.

Mediat greke raportojnë se rolin kryesor në rrjetin e falsifikuesve të dokumenteve e kishte një oficer policie. Po ashtu në këtë rrjet u përfshi edhe gruaja e tij, edhe kjo e fundit një punonjëse policie në Greqi.

Dosja e prokurorisë nxjerr në pah thellësinë dhe gjerësinë e çështjes, ku në total janë përfshirë 43 policë, 9 prej të cilëve janë arrestuar. Në këtë rrjet ishin të përfshirë , punonjës të gjendjes civile, nëpunës civilë, madje edhe qytetarë të “vuajtur”, të cilët për një punë me kohë të pjesshme paraqiteshin si dëshmitarë për të vërtetuar vërtetësinë e të dhënave të personit që do të zbulonte identitetin e rremë.

Të paktën 200 (janë identifikuar deri më tani) kriminelë brutalë, vrasës, grabitës, shpërndarës droge të cilët janë “larë” dhe “pastruar” pasi kanë qenë brenda natës nga shqiptarë në “grekë të kthyer nga ish-Bashkimi Sovjetik” me ID, pasaportë, numër ID, dhe dosje të bardhë kriminale.

Të “pastruar” nga veprat penale, ata qarkullonin brenda Bashkimit Evropian, ku njëri prej tyre u arrestua në Holandë., teksa transportonte një sasi të madhe droge, një tjetër në kërkim pasi rezultoi se ishte shqiptari që vrau një punonjës policie në shtetin fqinj, ndërsa rasti i shqiptarit të vrarë në pikën e karburantit po ashtu hodhi ditë në zbulimin e grupit.

Shqiptarët me të shkuar të errët, raportohet se paguanin shuma prej 30 mijë eurosh për t’u bërë grek. Hetimet tani janë në një nivel tjetër. Oficerët në bashkëpunim me shërbime të tjera, duke ndjekur rrugën e parave, tentojnë të zbulojnë se ku ndodhen dhe ku janë investuar 5 milion eurot e dala nga ky aktivitet kriminal.

Në kasafortën e “trurit” të këtij grupi, u gjetën 320 mijë euro “të pista” të cilat në asnjë mënyrë nuk justifikohen me të ardhurat e oficerit. Para gjykatës oficeri i lartë deklaroi se këto para janë të një mikut të tij i cili ia kishte dhënë për t’i ruajtur.

Megjithatë, bisedat telefonike, survejimet fizike dhe informacionet e mbledhura nga policia, tregojnë se oficeri në vend që të ndiqte kriminelët i “lau” duke i pagëzuar si mërgimtarë grekë.

Kontaktet e shpeshta telefonike me drejtuesin e organizatës, kërkimet e përditshme me kodet e tij në sistemin online të Policisë për të gjetur emra “të pastër” të mërgimtarëve grek , të cilët më pas do t’i përdorte në letërnjoftimet false, ishin ato që i vendosën “vulën” përfshirjes së tij në këtë krim.

Në dosje përmendet edhe emri i gruas së tij, një oficere policie bionde.

Ndërkohë sipas mediave greke pas këtij rrjeti kriminal qëndron një emigrant 60-vjeçar nga Kazakistani i identifikuar si Dimitris E. Ai me paratë e tij ka mundur që të josh policët dhe nënpunësit e tjerë që të krijonte këtë fabrikë falsifikimesh me dokumentet greke.

Një tjetër shqiptar ka dalë në skenën e këtij grupi. Ai u arrestua në Holandë, ndërsa me origjinë ishte nga Vlora. Pas verifikimeve rezultoi se shqiptari e kishte të falsifikuar dokumentin grek që mbante dhe lëvizte me të në të gjithë Europën dhe jo vetëm. Konkretisht ky person është dënuar nga Gjykata e Athinës me 12 vjet burg si dhe një gjobë prej 51 mijë eurosh për trafik droge.

Organizata përdorte, sipas hetimeve policore, ose qytetarë të vuajtur që bënin dëshmitarë për një copë bukë, ose edhe të dhëna të personave që kishin vdekur. Siç thuhet në dosje: “Më 18 qershor 2021, punonjësi i policisë kishte lëshuar kartë identiteti për personat me të dhëna specifike. Të nesërmen komandanti i repartit ka marrë një telefonatë nga komandanti i sigurimit të Menidit, i cili ka deklaruar se pak ditë më parë kanë arrestuar një shqiptar i cili posedonte letërnjoftim me të njëjtat të dhëna dhe ka tentuar të nxjerr një të re. Shqiptari pretendoi se e kishte blerë kartën ID për 50 mijë euro nga një person i quajtur “Dimitris”.

Numërimi mbrapsht për aksionin e grupit kriminal filloi në fund të janarit të kaluar. Në dosje thuhet: “Në datën 26 Janar, në Departamentin e Sigurimit të Çalandrit është sjellë një burrë i cili ka treguar një kartë identiteti të lëshuar në datë 7 shkurt 2020 nga Departamenti i Sigurisë Aspropirgos. Mirëpo, nga ekzaminimi i gjurmëve të gishtave, u zbulua se ai ishte një shqiptar 40-vjeçar. Gjithashtu, në datën 25 shkurt 2021, në shërbimin tonë mbërriti një letër anonime dhe pa datë, e cila përmbante informacione për ekzistencën e një organizate kriminale të përbërë nga individë të veçantë, të cilët së bashku me rrjetin përkatës që kishin krijuar në shërbimet e policisë dhe bashki, në mënyrë sistematike, ka vijuar me porosi. Konkretisht lëshimi i kartave të identitetit, pasaportave për të huaj, kryesisht shqiptarë, ndaj të cilëve në pritje të dënimeve dhe urdhër-arrest për trafik droge, si dhe për gra të huaja që punojnë në lokale nate. Përfitimi monetar që merr organizata për çdo emetim ishte nga 30,000 € deri në 35,000 €.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al