Një vit më parë la Luftëtarin dhe u bë pjesë e skuadrës së Bylisit. Luajti në Kategorinë e Parë, e madje duke zënë edhe një vend titullari, ndërsa ka qenë presidenti i skuadrës së Bylisit, Besnik Kapllanaj ai që e ka pikasur shtatlartin delvinjot i cili ka luajtur më parë edhe për moshat e Partizanit.
Stivian Janku në Superiore me ballshiotët ka luajtur si titullarë në Korçë ku Bylisi fitoi por edhe në Laç fundjavën e shkuar. Tashmë, me më shumë eksperiencë mbrojtësi shtatlartë kërkon që të jap kontributin e tij në elitë….”Vjet kur erdha në Ballsh bëra një zgjedhje me dëshirë sepse unë kam lidhje familjare me këtë qytet por edhe pash që klubi u jepte prioritet të rinjve”,-tha mbrojtësi shtatlartë.
Aktivizimi
“Jam i lumtur sepse kam bërë një zgjedhje mjaft të mirë. Të jem i sinqertë, luajta si titullarë në Kategorinë e Parë dhe jam u kënaqur me aktivizimin edhe këtë sezon. Mbrojtia ka konkurrencë janë lojtarë me eksperiencë në elitë dhe prej tyre natyrisht që edhe unë dua të fitoj më shumë pjekuri”,- tha Stivian Janku mbrojtësi i ballshiotëve.
Synimet
Janku shpalos edhe synimet që ka këtë sezon në Ballsh: “Dua të punoj shumë dhe të luaj. Skuadra është në rrugë të mbarë dhe deri më tani kemi treguar se dimë të luajmë futboll dhe të fitojmë apo marrim pikë edhe me ekipe që në fillim të sezonit kanë hyrë si pretendente për titull apo për Europën. Ne llogaritë i bëjmë në fund. Kemi pasur si synim që kur ka filluar gara qe të jemi në pesë më të mirat. Deri jemi në rrugë të mbarë”, – tha Janku.