• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Gjergji Mërkuri te Fredi Beleri e Roland Bejko, të pathënat e fushatës me non grata

10/05/2023
Nga Gjergji Mërkuri te Fredi Beleri e Roland Bejko, të pathënat e fushatës me non grata

Nga Edmond Arizaj

Kandidati më i mirë

-Gjergj Mërkuri, Sarandë, i pavarur. Asnjë forcë politike nuk ka mundur ta sulmojë, apo t’i gjejë dobësi. Kryeministri publikisht i ka kërkuar armëpushim, pothuaj ndjesë. Ai ka refuzuar. Nota 9. Ka dalë i pavarur pasi ka qenë kryetar i PS, dhe gjithçka duket e ka bërë për kryeneçësi. Ndoshta me të drejtë…ndoshta jo.

Fushata më simpatike

-Belind Këlliçi, Tiranë, koalicioni “Bashkë fitojmë”. Nëse kundërshtari i tij mbrohet pas emrit të Ramës, Berisha dhe Meta përdorin Belindin si armore. Ka krijuar paksa frymë nga hiçi në sajë të disa propozim-premtimeve provokuese, përdorimit të rrjeteve dhe sjelljes së çiltër. Gjithsesi vetëm ndonjë mrekulli mund t’i japë fitoren. Nëse ndodh…woww. Nota 8. Nuk po mundet dot të krijojë profil pa përmendur Berishën.

Lideri më karizmatik

-Edi Rama-Partia Socialiste. Nuk ka dyshime, me tepsi, me daulle, pa asnjë premtim, me tallava, me benevrekë, pa brekë fare, ai është më i ndjekuri, ngjall më shumë interes, e klikojnë më shumë, e shohin dhe dëgjojnë më shumë. Nuk besoj se pas Ramës, PS do të jetë sërish siç e njohim (urime Elisa, e ke gjet tamam krahasimin). Nota 7. Në këtë fushatë kafshët fisnike si gomari, mushka dhe kali, i ka përdorur edhe për mirë kur flet për kandidatët e tij edhe për keq kur flet për kundërshtarët. Një minus tjetër vjen për faktin se si strategji përdori monopolin e “së mirës”: Ne jemi të mirët, ata janë armiqtë e popullit, faqezinjtë, qenie kot, të shëmtuara, budallenj që duhen përbuzur e flakur. Përpjekja e përgjithshme për të fituar shumicën e bashkive kryesore nga jugu në veri nuk ka asgjë negative, sulmi për të marrë me doemos çdo bashki është vetëm negative (ndonjë bumerang?!)

Lideri më i padëshiruar

-Sali Berisha-fraksion PD, koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Nëse nuk ka frymë, nëse nuk ka entuziazëm djathtas, nëse nuk ka një bashki të sigurtë për të fituar nga opozita kur qeveria qëndrore e PS dhe qeveria vendore e PS kanë në burg e në hetim më shumë ministra e kryetarë bashkie se kurrë ndonjëherë, katandisja e PD në këtë derexhe, ka vetëm një fajtor, Sali Berisha. Më duket sikur Rama e rishpiku, e nxori nga pensioni Berishën, vetëm se u tremb nga rezultati i 2021. Nota 6. Me hatër 6, për shkak të atyre njerëzve besnikë që i venë në takime.

Kandidati më pa shije

-Roland Bejko, Tiranë, PD. Nota 5. Nuk e di si mund të pranojë të përfaqësojë siglën e partisë të dytë më të madhe në vend, (e cila ka nxjerrë të paktën 4 kryetarë bashkie dhe përherë rivalë të denjë përballë PS) duke e ditur se do të humbasë. E vetmja gjë që më vjen në mendje është një “marrëveshje” si ajo e PD me komunistët në fitoren e Lulit përballë Ramës. Nuk e di sa nevojë kishte Veliaj për këtë. Fushatë pa buzëqeshje!

(As) lider-(as) udhëheqës-(as) drejtues më pa ngjyrë

-Enkeled Alibeaj. Për çfarë është në politikë, kur nuk ngjall asnjë ndjesi, madje edhe kur bën si i zemëruar?! Nota 4. Nuk është në fushatë për të fituar, por për të prishur punë. Dikush duhet t’i kujtonte se përfaqëson PD dhe jo PBDNJ, apo PDIU.

Të famshëm pa peshë

-Mamaqi-Çiljeta-Lila. Për kujtesë, fama ka dhe përgjegjësi. Çfarë shembulli japin kur dje kandidonin, këndonin dhe fotografoheshin me forcë tjetër politike, e befas, pa asnjë sqarim paraprak lobojnë tek fansat e tyre për një tjetër forcë politike. Nota 3. Nuk ka asgjë të keqe që artistë e sportistë të shfaqen e përkrahin një kandidat, të kenë e mbrojnë një qasje të caktuar, por piruetat politike kur s’janë të tillë, vetëm shtrembërojnë perceptimin e sjelljes së ndershme publike tek ndjekësit e tyre. Kjo është përgjegjësi.

Forca politike “frikacake”

-Partia Socialiste. Asnjë përballje mes kandidatëve, në asnjë bashki. Qytetarët privohen nga e drejta për të vlerësuar në debat sy më sy, aftësitë, elokuencën, llogaridhënien, empatinë, burrërinë, zgjuarsinë, politesën, bagazhin etj, të kandidatëve. Votë politike pothuajse qorrazi bazuar tek liderët dhe “takimet derë më derë”. Duket edhe nga deklarimet e disa kandidatëve të majtë, se është direktivë e qendrës. Nota 2. Pse ka frikë PS t’i përballë kandidatët e saj, kryeqytetarët e nesërm?!

Kandidati më i neveritshëm

-Alfred Beleri (Dhionisos)-Himarë-“Bashkë fitojmë”. Nuk përfaqëson asgjë shqiptare. Me pikëpyetje të mëdha për të shkuarën dhe bashkëpunime antishqiptare. Nuk ka asgjë shqiptare, vetëm ca fjalëve që i përdor kur i duhen. Nota 1 (s’ka notë 0 ). Himara nuk mund të jetë brenda hartës së Shqipërisë dhe e menaxhuar nga duart e zgjatura të Greqisë. Miqësia miqësi, po secili zot në shtëpi të tij.

Related Posts

Prej të hënës ndalohen monopatinat në Shqipëri
Kryesore

Prej të hënës ndalohen monopatinat në Shqipëri

12/10/2025
Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti
Kryesore

Ndarja në vazo, ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë në fazën Play Off të Botërorit

12/10/2025
Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur
Kryesore

Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur

12/10/2025
E premtja e zezë në Shqipëri/Si humbën jetën 11 persona dje në Shqipëri në mënyrë tragjike
Kryesore

Aksident në Memaliaj, shoferi i dehur përplaset me një makinë tjetër

12/10/2025
Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!
Blog

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

12/10/2025
Nëse Shqipëria mban vendin e dytë në grup, çfarë ndodh në fazën Play Off për Botërorin
Kryesore

Nëse Shqipëria mban vendin e dytë në grup, çfarë ndodh në fazën Play Off për Botërorin

12/10/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Asist për Vllazninë kundër Partizanit, penalltitë janë makthi i “demave”

Vllaznisë do i mungojë lojtari i ftuar në stërvitje nga Silvinjo, Martini detyrohet të bëjë ndryshime në prapavijë

14/10/2025
VIDEO/ Spektakël kuqezi, Shqipëria dëfrehet ndaj Jordanisë, fiton me permbysje në miqësore

VIDEO/ Spektakël kuqezi, Shqipëria dëfrehet ndaj Jordanisë, fiton me permbysje në miqësore

14/10/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al