Edhe pse një 28 Nëntor i pazakontë, që vjen një ditë pasi vendi ishte në zi kombëtare, në Gjirokastër u organizua një ceremoni e thjeshtë për ngritjen e flamurit kuq e zi. Por ajo që i dha më shumë kuptim kësaj ceremonie ishte personi i përzgjedhur për të ngritur flamurin. Ai ishte Maksi Çani, komandant në skuadrën e shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër. Dje dhe pardje ai ishte në Durrës bashkë me një grup zjarrfikësish për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit. Sot Maksi u rikthye në Gjirokastër për t’i dhënë ndoshta më shumë kuptim dhe forcë simbolike ceremonisë për 107 vjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor na kërkon të gjithëve të jemi bashkë dhe të solidarizohemi me të dëmtuarit nga tërmeti.
©argjiroja.net