• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Berisha te Meta, përmbysja gjysmake që “betonoi” kastën politike për 30 vjet

08/12/2020
Nga Berisha te Meta, përmbysja gjysmake që “betonoi” kastën politike për 30 vjet

Shqipëria shënon sot 30 vjet nga nisja e një cikli politik historik, ku rrëzoi komunizmin dhe solli një sistem që e gjithë bota Perëndimore; demokraci parlamentare e ekonomi e lirë tregu.

Shqipëria e përqafoi e fundit këtë sistem, ndërkohë që nga Bashkimi Sovjetik, Europa Lindore dhe Ballkani gjithashtu hapën sistemin shumëpartiak para nesh.

Gjithë këto 30 vite është shkruar shumë e janë thënë pafund fjalë e impreisone. Por në ndryshim nga të gjithë vendet, të paktën në Ballkan Shqipëria ka mbetur sërish një etalon, ku ka ende në fuqi elitën politike të 30 viteve.

E gjithë Europa Lindore dhe Ballkani kanë rinovuar totalisht klasën politike, pasi thelbi i ndryshimit që solli 8 dhjetori ishte pikërisht rinovimi dhe freskimi i klasës politike.

Për ta bërë më konkrete këtë zhvillim, le të marrim në shqyrtim vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kroacia: nga viti 1990 ka pasur 12 kryeministra, 5 Presidentë, Bullgaria: 10 kryeministra dhe 5 presidentë, Rumania: 27 kryeministra dhe 8 presidentë.

Serbia: 14 kryeministra dhe 10 presidentë. Maqedonia e Veriut: 10 kryeministra dhe 8 presidentë.

Kosova, që ka një histori vetëm 21 vjeçare nga çlirimi i saj por ka pasur: 8 kryeministra dhe 3 presidentë. E Shqipëria?

Viti 1992: Sali Berisha- President i Republikës deri në vitin 1997. Nga 1997 deri në 2005 lider i opozitës me synim për të ardhur sërish në pushtet. Rivjen në pushtet në vitin 2005 dhe qëndron në post për 8 vjet deri në 2013 kur humb zgjedhjet. Në këtë vit shpall dorëheqjen por edhe sot e kësaj dite qëndron si gozhtë në politikën shqiptare si drejtues real i Partisë Demokratike.

Ilir Meta, i hyrë në politikë si deputet në vitin 1991 sapo diplomohet, bëhet nënkryetar i PS-së në 1995-sën, në 1997 zgjidhet Sekretar Shteti i ministrisë së Jashtme i qeverisë së Fatos Nanos. Në vitin 1998 bëhet zv/kryeministër i qeverisë së Pandeli Majkos. Në vitin 1999 bëhet kryeministër i Shqipërisë. Në vitin 2002 bëhet Zv.kryeministër i qeverisë së Fatos Nanos dhe ministër i Jashtëm.

Në vitin 2004 ikën nga PS dhe themelon Lëvizjen Socialiste për Integrim, në 2009 bëhet Zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm i qeverisë së Sali Berishës, në 2010 bëhet Zv.kryeministër dhe ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës. Në vitin 2013 bëhet kryetar i Parlamentit si pjesë e koalicionit me Edi Ramën dhe në vitin 2017 zgjidhet President i Republikës me votat e Partisë Socialiste.

Aleksandër Meksi u zgjodh Kryeministër në marsin e vitit 1992 dhe qëndron deri në shkurtin e vitit 1997. Më pas tërhiqet nga politika aktive.

Fatos Nano, kreu i parë i Partisë Socialiste që u zgjodh në 1991, zgjidhet kryeministër në vitin 1997, pas një viti largohet e më pas kthehet në vitin 2002 sërish kryeministër, post që e mban deri në 2005-n.

Pas disa tentativave për tu zgjedhur president i Republikës, Nano u tërhoq nga politika aktive.

Pandeli Majko zgjidhet kryeministër në vitin 1998 e që qendron për një vit. Në vitin 2002 bëhet prapë kryeministër ku qëndron për 6 muaj. Ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe aktualisht është ministër Shteti për Diasporën.

Edi Rama, i aktivizuar në lëvizjen për ndryshim të vitit 1990 bëhet më pas oponent i qeverisjes së Sali Berishës, ku është aktiv në media dhe shoqëri. Në vitin 1998 emërohet ministër i Kulturës në qeverinë e Fatos Nanos, post që e mban deri në vitin 2000.

Në këtë vit zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, post që e fiton edhe për 2 mandate të tjera: në 2003dhe 2007. Nga viti 2005 zgjidhet kryetar i PS-së dhe në 2013 zgjidhet Kryeministër pas aleancës me LSI-në, post që e mori edhe në 2017, kur fiton zgjedhjet parlamentare.

Presidentë të Republikës, përveç Sali Berishës e Ilir Metës, kanë qenë: Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani, të gjithë nga një mandat. Aktualisht ose janë të tërhequr ose pa rëndësi relevante./ TemA

Related Posts

“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet
Kryesore

“Digjet” Greqia, temperatura deri në 42 gradë celcius, Akropoli mbyllet

08/07/2025
Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!
Kryesore

Bizneset në Lungomare kundër aksionit të Ramës: Po dëmtoni turizmin!

08/07/2025
Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier
Kryesore

Dorëheqje drejtorësh edhe në Fier

08/07/2025
Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike
Kryesore

Kumbaro në Sarandë: Këtë sezon kemi dyfish plazhe publike

08/07/2025
Rama i bëri “kurban”, Dredha pranon dorëheqjet e drejtorëve të Bashkisë Vlorë
Kryesore

Rama i bëri “kurban”, Dredha pranon dorëheqjet e drejtorëve të Bashkisë Vlorë

08/07/2025
Vatër e re zjarri në Poliçan
Kryesore

Vatër e re zjarri në Poliçan

08/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al