• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nëse nuk “vrisni” Berishën, mirë është Luli

04/05/2021
Nëse nuk “vrisni” Berishën, mirë është Luli

Nga Edmond Arizaj

Të gjithë pa përjashtim, anti-Lulzimët e shkuar dhe ata të tashmit, nuk e përmendin fare Berishën. Ose e përmendin plot respekt e përulje, Doktor-i. Madje edhe më radikali i deritanishëm, më i artikuluari dhe plot logjikë, ish-kreu i PD Kukës, shprehet ashpër vetëm kundër Bashës. Berisha nuk preket. Berisha nuk kundërshtohet. Berisha nuk kritikohet. Berisha nuk përgojohet. Atëherë duke i dalë edhe vetes sime kundër, pse Lulzim Basha duhet të dorëhiqet?!

PD nuk ka nevojë thjeshtë të zëvendësojë Bashën, por të ndërrojë mentalitet, frymë, aromë dhe kjo arrihet duke larguar Berishën dhe gjithë çfarë përfaqëson, duke i lënë vendin që i takon në muzeun dhe kujtesën e PD. Këto janë ligjet e politikës, ndërrimit të mendësisë, madje edhe të lëkurës.

Nuk mundet Rama me sjelljet kaçakçe anti shtet e anti qytetërim të viteve 2000. Por ama, nëse askush nuk ka guximin të artikulojë fort se Berisha duhet larguar si kryetari de fakto i PD, atëherë për çfarë duhet zëvendësuar Basha me një Bashë tjetër?! Që të merret edhe ai peng?!

Ai që vërtetë e do PD dhe kërkon t’i qëndrojë përballë Ramës dhe superpushtetit të tij, do t’i duhet të propozojë një PD të shekullit XXI të çliruar nga hunjtë, molotovët, trimat, ulëritësit, kërcënuesit, çliruar sidomos nga Berisha. Ky do të jetë krahasimi i parë që do të bëjnë shqiptarët në zgjedhjet lokale.

Të gjithë e dimë, se këto ndërkryerjet e tanishme nëpër studio televizive për zgjedhje “të blera”, “të shitura” e “të grabitura” janë justifikimet e vjetra të çdo kryetari opozite për mbajtjen nën kontroll të shfrimit të militantëve mbetur pa pushtet. Ata në studio, thjesht duhet të luajnë sipas shkopit të dirigjentit. Ashtu si dhe ata të krahut tjetër tek e fundit.

PD, siç e shoh unë, është sot në udhëkryqin e saj më të rrezikshëm: Nuk flitet për pushtet, as për kryetarin, flitet për mbijetesën serioze të partisë së parë opozitare në vend. Besoj, besoj fort, se ai person që guxon të kërkojë drejtimin e saj, duke shkulur edhe Berishën, do të jetë i aftë ta bashkojë, moderojë dhe progresojë PD-në. Ndoshta nuk do të jetë në krye të PD që këtë verë, por pas dy vjetësh, me humbjen e gjashtë rradhazi të Bashës do ketë shanset më të mëdha. Nëse jo, nëse të gjithë presin vetlargimin e Berishës, apo ndërhyrjen e një force madhore, janë duke firmosur së bashku për shkërmoqjen e PD./tema

Related Posts

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë
Kryesore

Berisha: Zëri ynë tronditi në themel regjimin. Më 10 shkurt, sovrani për zvergu do u kapë

02/02/2026
Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria
Kryesore

Reforma territoriale/ Si do të ndahet Shqipëria

02/02/2026
Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)
Kryesore

Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)

02/02/2026
PD përgënjeshtron lajmin për dorëheqjen e Bujar Leskajt: Shpifje e Edi Ramës!
Kryesore

Bujar Leskaj kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale: Do t’i jepnim mundësi Ramës ta deformojë më shumë

02/02/2026
Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri
Kryesore

Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

02/02/2026
Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Amnistia shkon në qeveri, përfitojnë 10 mijë persona, 338 lirohen nga burgu

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndryshime në Kombëtaret e moshave/ Fatjon Tafaj emërohet trajner i Kombëtares U-19, Armand Dama merr drejtimin e Kombëtares U-17

Ndryshime në Kombëtaret e moshave/ Fatjon Tafaj emërohet trajner i Kombëtares U-19, Armand Dama merr drejtimin e Kombëtares U-17

03/02/2026
‘Nuk e di nga dolën’/ Shpat Kasapi përgënjeshtron lajmet e ndarjes

Dhimbje që nuk shuhet: Mesazhi prekës i Selvije Jaos për Shpat Kasapin

03/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al