• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ne nuk e kemi luksin të ndjekim pas një të marrë si Berisha

11/12/2021
Ne nuk e kemi luksin të ndjekim pas një të marrë si Berisha

Nga Sadik Bejko

Sot, nesër, në çdo familje shqiptare flitet e përflitet. Është një prag politik i mbrapshtë. Ç’ bëhet me përplasjen Berisha- Basha?

Mund të mos jesh me asnjërin. Po duke përtypur një kafshatë bukë me miq a me familjarë të tu, bie fjala: çfarë bëhet kështu?

Dhe njeriu duhet të shprehet në këtë tryezën e vogël, intime. Ashtu pa hipokrizi, si në familje.

Më këtë gjuhë po flas

Jo me atë të analistëve. Ata marrin zarfet me para. Ata janë horrat e pasuruar, të korruptuar rëndshëm prej politikës.

Pra, po flas si në tryezën time të thjeshtë, si me vëllanë, djalin, nipin.

Ç’ bëhet? Vjen dikush nga USA. Ai jep një mesazh të qartë.

Dhe Sala nuk jepet. Dhe Sala nuk kthehet. Me dek burri Sala nuk lidhet… nuk lidhet as me dek.

Këto janë trapllëqe folklorike. Turp të vjen t’i përmendësh.

Sala i Berishës po i mban karshillëk botës. SALA… kundër NATO-s e kundër Traktatit të Varshavës. Si atëherë. Edhe sot. I mjeri ai? Të mjerët ne. Kujt po i mban karshillëk?

Ne jemi një vend aq i vogël, aq i varfër, sa nuk e meritojmë një vëmendje të tillë amerikane. Nuk e meritojmë që Amerika të na e thotë troç: mos e ndiqni atë marrokun, atë folklorikun e gërbulur, atë coftinën me emrin Sali.

Nuk jam njeri që ul qafën si skllav para Vëllait të Madh. Nuk e nënvleftësoj vendin tim.

Por jam realist.

Kaq këllqe kemi. Jemi të mbytur në borxhe. Djemtë tanë të rinj përditë po na ikin. Gocat tona më kohë janë bërë mish i bardhë i metropoleve.

Sali Berisha i hipën kalit për së prapi. Kali i tij të hedh veç në humnerë.

Po të ishim popull për së mbari, tani në demokraci do të dinim ta përdornim votën. Shembull është Kosova. Ajo i hodhi në kosh elitat e vjetra prej 20-30 vjetësh.

Ne po kthehemi pas tek njëri, te më i mbrapshti politikan i tranzicionit fatkeq shqiptar. Te Sali Berisha.

Saliu sot është vetëm fatkeqësi.

Thirrini mendjes sa nuk është vonë.

Ne nuk e kemi luksin të ndjekim nga pas ata të shpallurit mendjemykur, të ndjekim ata që me sy të lidhur kalërojnë në marrëzi, ata që kalit i hipin vetëm për së prapi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

“Shqiptari më futi në kurth”, grekja kapet me 10 kg heroinë në Selanik
Lajme

“Shqiptari më futi në kurth”, grekja kapet me 10 kg heroinë në Selanik

16/05/2022
Ulen shifrat, 522 raste të reja me Covid, 4 jetë të humbura (Harta)
Lajme

Covid në Shqipëri “merr pushimet”, vetëm 6 raste të reja

16/05/2022
Çmenduri në Greqi/ Burri “tremb” qytetarët, qarkullon lakuriq në mes të qendrës në Larisa
Lajme

Aksidenti në Rodos, taksia përplas tufën e bagëtive (FOTO)

16/05/2022
Aksident tragjik në Bypassin e Vlorës/ Kamioni përmbyset, humbasin jetën dy djem (Emrat)
Lajme

Aksident tragjik në Bypassin e Vlorës/ Kamioni përmbyset, humbasin jetën dy djem (Emrat)

16/05/2022
Rrugëtimi në tri dekada i mjekut, Vasil Llajo, nga mikroskopi tek perandoria “Intermedica”
Blog

Rrugëtimi në tri dekada i mjekut, Vasil Llajo, nga mikroskopi tek perandoria “Intermedica”

16/05/2022
Ish “kryespiuni” i Shqipërisë: Sali Berisha është një filoserb, duhet të hetohet për “21 janarin” pasi urdhri u dha nga ai
Lajme

Ish “kryespiuni” i Shqipërisë: Sali Berisha është një filoserb, duhet të hetohet për “21 janarin” pasi urdhri u dha nga ai

16/05/2022

Te fundit

“Shqiptari më futi në kurth”, grekja kapet me 10 kg heroinë në Selanik

“Shqiptari më futi në kurth”, grekja kapet me 10 kg heroinë në Selanik

16/05/2022
Vrasja që tronditi Memaliajn, bab e birë dënohen me 41 vite burg, iu vihen prangat në sallën e gjyqit

Vrasja që tronditi Memaliajn, bab e birë dënohen me 41 vite burg, iu vihen prangat në sallën e gjyqit

16/05/2022
Ulen shifrat, 522 raste të reja me Covid, 4 jetë të humbura (Harta)

Covid në Shqipëri “merr pushimet”, vetëm 6 raste të reja

16/05/2022
Shtetasi austriak kapet në Kakavijë, ishte nisur me 190 mijë fara për në ishullin “Samos” të mbillte kanabis (VIDEO)

Shtetasi austriak kapet në Kakavijë, ishte nisur me 190 mijë fara për në ishullin “Samos” të mbillte kanabis (VIDEO)

16/05/2022
Në raport me popullsinë, Gjirokastra mban rekord për vdekshmërinë e lartë në Shqipëri

Në raport me popullsinë, Gjirokastra mban rekord për vdekshmërinë e lartë në Shqipëri

16/05/2022

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Shqiptari më futi në kurth”, grekja kapet me 10 kg heroinë në Selanik

“Shqiptari më futi në kurth”, grekja kapet me 10 kg heroinë në Selanik

16/05/2022
Vrasja që tronditi Memaliajn, bab e birë dënohen me 41 vite burg, iu vihen prangat në sallën e gjyqit

Vrasja që tronditi Memaliajn, bab e birë dënohen me 41 vite burg, iu vihen prangat në sallën e gjyqit

16/05/2022
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al