Ata që do të prishin zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke krijuar incidente të ndryshme nuk do të hyjnë në vendet e BE-së dhe në SHBA. Ky është paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për njerëzit e opozitës. Por në Shqipëri ka një bashki ku le të themi se ky paralajmërim nuk pi ujë. Është fjala për Bashkinë Dropull. Votuesit e kësaj bashkie, kanë gjithashtu edhe nënshtetësi greke. Që do të thotë se në një situatë hipotetike kur dikush nga Dropull do të shkaktojë incidente në zgjedhje, edhe pse mund të penalizohet nga nënshtetësia shqiptare, me nënshtetësinë greke s’e ndalon dot askush të lëvizë në vendet e BE-së dhe në SHBA.
©argjiroja.net