Maguito Vilela u zgjodh kryetar bashkie i Goiânia në zgjedhjet e mbajtura në Brazil të dielën me 52.6% të votave por ende nuk e ka marrë vesh rezultatin pasi që prej 15 nëntorit ndodhet në gjendje kome. Vilela, 71-vjeçar po trajtohej kundër Covid-19 që prej muajit të kaluar. Ai shfaqi simptoma të lehta në datë 20 tetor. Ai u intubua në datë 30 tetor dhe qëndroi në atë gjendje për të paktën 8 ditë dhe më pas u zgjua me vështirësi në frymëmarrje dhe situata e tij shëndetësore u përkeqësua sërish. Në muajin gusht ai humbi prej Covid-19 edhe dy motrat e tij të cilat ndërruan jetë brenda 10 ditësh.