Komisioni Rregullator ka ndryshuar hartën elektorale për sa u përket mandateve për deputet në qarqet e vendit. Kryeqyteti do të bëhet me 36 mandate, ndërsa qarku i Dibrës dhe Gjirokastrës do të kenë nga një mandat më pak. Caktimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 Prill 2021 si më poshtë:
Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate
Qarku Dibër– 5 (pesë) mandate
Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate
Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate
Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Kukës – 3 (tre) mandate
Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate
Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate
Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate