Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin në postin e zëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, drejtoren e Rinisë në Bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kongo. Aktualisht në Ministrinë e Arsimit janë tre zëvendës ministra, Kostandin Shkurti, Nina Guga dhe Oltion Rrumbullaku.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Aspasjana Kongo emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.