Që prej 2017 ujërat e zeza të Sarandës derdhen në det. Problemi kryesor mbetet tubacioni i impianitit të përpunimit të ujrave të zeza, ku sipas ujësjellësit të Sarandës ky tubacion kryesor është jashtë standartit dhe çahet shpesh here. Ujrat e zeza kanë shpërthyer në kanalin e Çukës dhe ujrat e zeza derdhen në Sarandë.
Çarja e fundit e këtij tubacioni ka bërë që ujrat e zeza të derdhen në liqenin e Butrintit duke rrezikuar seriozisht kultivimin e midhjeve të cilat sipas analizave të fundit të AKU, niveli i bakterit e-coli ose salmonelës është alarmant.
Sipas këtyre analizave rezulton se midhja është e helmuar dhe nuk duhet të konsumohet pavarësisht se në Sarandë gjen persona të cilët e tregtojnë me bidona në rrugë. Më të shetqësuar për këtë shprehen qytetarët.
E. coli është një tip bakteri që prek organet e brendshme te njerëzit dhe kafshët. Disa lloje bakteresh mund të shkaktojnë infeksion që shoqërohen me të vjella dhe diare dhe për shkak të dehidratimit mund të çojnë deri në vdekje.