Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i dërgoi një mesazh shumë të ashpër Greqisë në fjalimin e tij të mbajtur në provincën Samsun me rastin e Panairit të Teknologjisë dhe Industrisë Hapësinore (Teknofest), organizuar nga dhëndri i tij Selcuk Bayraktar, një zhvillues dhe prodhues dronesh.
Ashpërsia e këtyre mesazheve u prit me habi dhe shqetësim të madh si në Evropë ashtu edhe në Greqi. Në fjalën e tij, Erdogan deklaroi hapur se nuk do të hezitojë të vendosë sanksione ndaj Greqisë nëse ajo kalon kufijtë e saj.
Këto deklarata u trajtuan si një paralajmërim dhe kërcënim i hapur, pasi u prezantuan në formën e një fraze me konotacion historik – “Ndoshta do të vijmë papritur një natë”, të cilën ai e përdori në fjalën e tij.
Këto janë fjalët nga një këngë turke, e transmetuar shpesh në media para luftës për t’i dërguar një mesazh dhe një paralajmërim palës greke se Turqia nuk bënte shaka para operacionit ushtarak në Qipro në 1974.
Në vitin 1974, kur Turqia vendosi të kryente një operacion në Qipro, kjo këngë u transmetua përsëri në radio.
Kjo është arsyeja pse kjo fjali ka vendin dhe rëndësinë e saj, veçanërisht në marrëdhëniet turko-greke, dhe konotacionet e saj mund të konsiderohen shumë të këqija kur bëhet fjalë për palën greke.
Erdogan përdori të njëjtën fjali si një paralajmërim kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe Partisë së Bashkimit Demokratik, të cilat së fundmi kërcënuan Turqinë në territorin sirian. Dhe ai bëri atë që tha.
Ushtarët turq hynë në territorin sirian papritmas tre herë brenda një nate dhe, jo vetëm që i kanë shkaktuar humbje të mëdha organizatës terroriste, por kanë krijuar zona të sigurta për sirianët ku nuk ka terrorizëm.
Prandaj, kur Turqia përdor këtë fjali, shohim se veprime të tilla thonë “mjaft se nuk është më shaka” dhe fuqia kërcënuese e citimit të kësaj fraze rritet në një kërcënim real.
Pikërisht për këtë mediat greke i pritën me panik dhe shqetësim të madh këto fjalë; filluan të akuzojnë Turqinë për agresion sikur të kishte ndodhur tashmë një sulm, duke u ankuar në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Megjithatë, këto fjalë Erdogan nuk i tha papritur vetëm për të ndjekur një politikë ekspansioniste, por për shkak të gabimeve të përsëritura të Greqisë. Ngacmimi i avionëve luftarakë turq nga aviacioni grek dhe më pas nga sistemi S-300, çoi në ngritjen e nivelit të tensionit në marrëdhëniet turko-greke në një fazë të re.
Presidenti Erdogan, i cili paralajmëroi Athinën me fjalët: “Ndaloni të armatosni ishujt, nuk bëj shaka”, gjatë stërvitjeve ushtarake “Ephesus 2022” të mbajtura në Izmir në qershor, duke dërguar kështu një mesazh më të qartë dhe më të mprehtë./Argjirolajm.net