Policia e Mallakastrës ka arrestuar një person, që ka ndërtuar pa leje në tokë shtetërore. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi B.H 48 vjeç, banues në Ballsh.
Njoftimi i policisë:
U konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.