• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndërsa bota po lufton kundër Covid-19, Kina preket nga një tjetër virus

10/05/2020
Ndërsa bota po lufton kundër Covid-19, Kina preket nga një tjetër virus

Në kohën kur e gjithë bota po lufton për të zhdukur koronavirusin, një virus tjetër është shfaqur në Kinë.

Është një formë e Hapatitit E, por që ekspertët besojnë se preken vetëm minjtë. Mirëpo, pas rastit të parë të zbuluar në vitin 2018-të, duket se virusi transmetohet edhe tek njerëzit.

Pacienti zero është një burrë 56-vjeçar, i cili doli pozitiv me hapatitin e “miut”, pasi iu nënshtrua një lloj testi të veçantë.

Vetëm dy vite më vonë, të paktën 10 persona të tjerë janë infektuar në qytetin e Hong Kongut dhe ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të ketë pasur edhe raste të tjera që kanë kaluar pa u vënë re.

Rasti më i fundit u shënua një javë më parë, një 61 vjeçar, i cili doli pozitiv me hepatit.

Hepatiti E, nga minjtë infekton edhe njerëzit

Virusi shkakton temperaturë të lartë, mëlçi të dëmtuar dhe verdhëz. Studiuesi Siddharth Sridhar, i cili zbuloi virusin shpjegoi se krejt papritur u përballëm me një virus që transmetohet nga minjtë tek njerëzit.

“Mendimi im është se një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë, gjatë viteve 2017-18, s’mund të jetë hera e parë që kjo të ketë ndodhur në botë”, tha Sridhar.

Sipas tij, të kthehesh në origjinën e infeksionit është shumë e vështirë, pasi OBSH mendon se Hapatiti E në përgjithësi transmetohet përmes ujit të kontaminuar, por dy vjet pas zbulimit të rastit të parë, studiuesit ende nuk e kanë kuptuar rrugën e saktë të transmetimit.

“Ajo që dimë deri tani është se minjtë e Hong Kongut janë bartës të virusit. Ne i kemi testuar njerëzit dhe kemi zbuluar patogjenin. Megjithatë, ende nuk e dimë se si realizohet infektimi nga minjtë tek njerëzit, ndoshta përmes ushqimit ose nëpërmjet një kafshe tjetër që vepron si një rrugë lidhëse nga minjtë tek njerëzit, por deri tani ne nuk e kemi mësuar një gjë të tillë dhe kjo është lidhja që mungon”, tha ai.

Në lidhje me këtë virus është mësuar shumë pak deri tani, studiuesit ende nuk e kanë idenë se sa mund të zgjasë periudha e inkubacionit.

Për më tepër, terapia e përdorur për njerëzit nuk është plotësisht e efektshme ndaj asaj që transmetohet nga brejtësit.

Epidemiologu sqaroi se personat e infektuar nga Hepatiti E, tregojnë simptoma shumë të lehta e të papërfillshme dhe kjo është arsyeja se pse ata nuk janë shtruar në spital.

Related Posts

Përmbytjet/ Rama me kryetarët e bashkive: Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e atyre që hedhin shishe dhe qese plastike
Kryesore

Përmbytjet/ Rama me kryetarët e bashkive: Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e atyre që hedhin shishe dhe qese plastike

17/01/2026
Ja pse Rama nuk do t'ja dijë fare për kërcënimet e Greqisë
Kryesore

Kritikat në mediat greke, Mitsotakis për Ramën: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

17/01/2026
Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, 44-vjeçari vret me çifte kryeplakun
Kryesore

Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, 44-vjeçari vret me çifte kryeplakun

17/01/2026
Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe, 18-vjeçarja që vdiq në aksident jetonte prej vitesh në Gjermani! Lihet në burg shoferi i dehur
Kryesore

Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe, 18-vjeçarja që vdiq në aksident jetonte prej vitesh në Gjermani! Lihet në burg shoferi i dehur

17/01/2026
E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali
Lajme

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

16/01/2026
Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

16/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia, Vllaznia e Dinamo mbajë “gjallë” Superioren, largohemi nga “zona e kuqe” e UEFA-s

Leon Pohls, “muri” i pakalueshëm i Vllaznisë

17/01/2026
Ajo është çik më k*rvë se ty”, degradon situata mes Limit dhe Albës në “BBVK

Ajo është çik më k*rvë se ty”, degradon situata mes Limit dhe Albës në “BBVK

17/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al