Stefan Miha, mësuesi po aq emblematik për fshatin Labovë e Kryqit sa kisha e Shën Mërisë, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Përvecse një mësues për sa e sa breza, Miha ishte gjithashtu edhe një studiues e kronikan i njohur i shqiptarizmës.
Nëse merrje rrugën për në Labovën e Kryqit dhe doje dikë të të tregonte për kishën e Shën Mërisë, ishte gjithnjë i papërtuar mësuesi i dashur Stefan Miha. Nuk kishte bashkëpunëtor më të mirë e më të përkushtuar për mediat dhe grupet turistike që shkonin në Labovën e Kryqit se sa Stefan Miha.
Kushdo që e njohu profesorin e kupton se ikja e tij nga kjo botë krijon një boshllëk të madh për fshatin që aq shumë ai e deshi, për kishën e Shën Mërisë që e shihte si sytë e ballit dhe që zor se do të ketë më një kujdestar si ai. Prehu në paqe profesor dhe të ndrittë shpirti aty lart. Lamtumirë!