Projektuesi francez i modës Pierre Cardin vdiq në një spital në Neuilly, në perëndim të Parisit, të martën në moshën 98 vjeç, tha familja e tij.
Cardin lindi në Itali në 1922 por emigroi në Francë që në fëmijëri. Ai themeloi shtëpinë e tij të modës në 1950 dhe në dekadat në vijim ai ndërtoi një ‘perandori’ botërore të biznesit.