Ka ndërruar jetë mesditën e sotme në orën 15.00, 57-vjeçarja Adelina Rizvani, mamia në maternitetin e Sarandës. Ajo u plagos rëndë një javë më parë pas një aksidenti të ambulancës së Sarandës me një fuoristradë BMW X5. Autoambulanca po shkonte te merrte një pacient kur është përplasur me një automjet tip “BMW X5”, me drejtues 24-vjeçarin K.K. mesnatën e datës 21 shtator. Pas përplasjes, mjeti me targa angleze përfundoi brenda lokalit të E.K ndërsa drejtuesi ka mbetur i lënduar. 57-vjeçarja luftoi për jetën për rreth 7 ditë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte dot. Adelina Rizvani ishte mami në maternitetin e Sarandës.