Një paciente 76-vjeçare bartëse e COVID-19, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Fillimisht u raportua se shkak për vdekjen ishte koronavirusi, por Ministria e Shëndetësisë sqaron se e moshuara ka ndërruar jetë nga tumori në pankreas. Sipas MSH, 76-vjeçarja ishte asimptomatike me COVID-19. Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë është 33.