Jolio Dine, anëtar i këshillit kombëtar të PD, ish – kryetar i FRPD, Sarandë përmes një statusi prekës ka kujtuar sot kryetarin e degës së PD-së në Sarandë, Hariz Mema që u nda nga jeta pasi pësoi atak kardiak.
“Jeta eshte aq e padrejte sa momente si keto bejne cdo gje te heshte!, shkruan Dine në statusin e tij në FB, ndersa vlerëson kontributin e kryetarit Mema ne rritjen e tij ne politike.
Statusi i Jolio Dine
“Jeta eshte aq e padrejte sa momente si keto bejne cdo gje te heshte!
Harizin e kam njohur ne 2014, pak dite para se ta votoja per te qene drejtues i deges se Partise Demokratike te Sarandes.
Bashke ndame veshtiresi, lodhje, mund e shume e shume ndjesi te tjera te 8 viteve opozite.
Bashke u gezuam per beteja te vogla fitoreje nen buzeqeshjen qe te kaplonte gjithe fytyren!Bashke u merzitem nen kembenguljen tende se nje dite do te qeshnim.
Bashke u grindem, nen kryenecesine tende prej “labi” dhe rrembimin tim prej “te riu”.
Bashke udhetuam nje jave me pare ne takimin e fundit elektoral, tashme nen deshiren e madhe tone per te perfunduar ate qe nisem 8 vite me pare, fitoren e perbashket.
Tashme s’jemi me bashke, por une te premtoj se c’ka ne vesh me ke peshperitur me ate urtesine tende, c’ka me zemer e shpirt ke therritur per ate qe te gjithe duhet te realizojme, do bej te pamunduren ta ve ne zbatim.
Sot ndiej detyrimin te te them edhe njehere me dore ne zemer, FALEMINDERIT per cdo kontribut tendin tek une!
Prehu i qete Kryetar, Zoti te dhente paqe aty ku do te shkosh!