• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndarja e re territoriale, 3 bashkitë e qarkut Gjirokastër që rrezikojnë të shkrihen

01/10/2021
Ndarja e re territoriale, 3 bashkitë e qarkut Gjirokastër që rrezikojnë të shkrihen

Parimisht ka një dakordësi mes PD-së dhe PS-së për të korrigjuar reformën territoriale. Përveç opozitës gatishmërinë e ka shprehur para disa ditësh edhe kryeministri Edi Rama. Por ai theksoi se është mbështetës i variantit për të ulur numrin e bashkive, ndërsa deri më tani opozita flet për t’i shtuar. Edhe pse është ende herët për të mësuar se çfarë korrigjimi do t’i bëhet reformës, gjasa ka që të kemi një reduktim të numrit të bashkive, për t’iu përgjigjur në këtë mënyrë ndryshimeve demografike që kanë ndodhur prej vitit 2014 e këtej. Ndalemi për të analizuar situatën në qarkun Gjirokastër, i cili aktualisht ka 7 bashki. Më shumë mundësi për t’u shkrirë i kanë tre bashki të këtij qarku. Memaliaj bashkohet me Tepelenën për të ngelur Bashkia Tepelenë. Këlcyra bashkohet me Përmetin për të ngelur Bashkia Përmet dhe Libohova bashkohet me Gjirokastrën për të ngelur Bashkia Gjirokastër. Dropulli për shkak të specifikës si bashki e minoritetit grek nuk pritet të shkrihet.

Pra, nga 7 bashki që ka aktualisht, qarku Gjirokastër mund të ngelet me 4 bashki. Vazhdimisht opozita ka hedhur akuza për Partinë Socialiste se ndarja territoriale e vitit 2014 ishte për qëllime elektorale. Shkodra edhe pse ka një popullsi më të madhe ka vetëm 5 bashki ndërsa Gjirokastra është lënë me 7. Por përtej këtyre akuzave që shkojnë e vijnë, ajo që rezulton në terren ka të bëjë me faktin se shumë prej këtyre bashkive janë deri diku jo funksionale ose ofrojnë shërbime të cunguara për qytetarët. Kjo lidhet më së shumti me mungesën e burimeve njerëzore, mungesën e bizneseve për të mbledhur taksa, keqmenaxhimin etj. Shkrirja e Memaliajt me Tepelenën, e Këlcyrës me Përmetin apo e Libohovës me Gjirokastrën do të bënte shumë sens, do të kishte logjikë pasi praktikisht sot e kësaj dite këto bashki kanë si qendër për shumë shërbime jo qytetet e tyre administrative por qytete të tjera.

Për shembull, për Libohovën qendra për shumë shërbime shëndetësore, bankare, tregtare e etj, mbetet Gjirokastra. Për Memaliajn është Tepelena dhe për Këlcyrën mbetet Përmeti. Kostot e larta qa ka buxhetit i shtetit për të mbajtur në këmbë një bashki më vete qoftë dhe vetëm për arsye historike le të themi, nuk justifikohen me realitetin në terren. Shumë prej këtyre zonave po zbrazen. Njerëzit janë largur e po largohen drejt qendrave më të mëdha urbane ose në emigracion. Një tregues domethënës i këtij eksodi është ajo që po ndodh me shkollat. Nuk ka më klasa me dy apo tre paralele. Numri i nxënësve është ulur në mënyrë drastike. Në Libohovë rrezikonte që të mbyllej gjimnazi sepse nuk kishte nxënës. E njëjta situatë është edhe në Memaliaj, Këlcyrë e gjetkë.

Dhe pyetja që shtrohet në këtë kontekst është përse duhen mbajtur bashki më vete kur nuk janë funksionale, kur nuk mbledhin taksa, kur s’kanë burime njerëzore dhe nuk ofrojnë shërbime? Përpara se të korrigjohet reforma territoriale duhet bërë një analizë shumë e gjerë për të gjithë vendin. Buxheti i shtetit nuk mund të shfrytëzohet për të mbajtur në këmbë disa institucione që nuk i shërbejnë dot qytetarëve as me shërbime dhe as me investime. Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike me ndryshime të frikshme demografike. Pikërisht këto ndryshime duhen reflektuar kur të dyja palët të ulen dhe të korrigjojnë reformën territoriale. Shqipëria s’e ka luksin të ketë bashki më tepër. Edhe kaq sa janë realisht janë shumë. Prandaj ulja e numrit të tyre pas një analize të thelluar do të ishte korrigjimi më i drejtë i reformës. Më tepër bashki nuk i hyjnë në punë veç një grupi të vogël njerëzish që i shohin këto institucione si sh.p.k për të marrë tendera dhe për të punësuar njerëz që vegjëtojnë nëpër zyra. ©argjiroja.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun

11/05/2025
“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen
Kryesore

“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen

11/05/2025
Dasho Aliko flet me amerikanët: Sinjalet që vijnë matanë oqeanit janë në favor të PD-së dhe Lazaratit
Kryesore

Dasho Aliko flet me amerikanët: Sinjalet që vijnë matanë oqeanit janë në favor të PD-së dhe Lazaratit

11/05/2025
Një ditë para votimit, Piro Dhima shfaqet me familjen: Më kanë mbështetur prej ditës së parë!
Kryesore

Një ditë para votimit, Piro Dhima shfaqet me familjen: Më kanë mbështetur prej ditës së parë!

10/05/2025
Vota e diasporës, ja sa zarfe kanë mbërritur për qarkun Gjirokastër
Kryesore

Vota e diasporës, ja sa zarfe kanë mbërritur për qarkun Gjirokastër

10/05/2025
Kryesore

Zgjedhjet, policia nis instruktazhin për maturi dhe gjakftohtësi

10/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun

122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun

11/05/2025
“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen

“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al