Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane ka ironizuar krisjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit. Gjatë një interviste, Ndoka tha se shpreson shumë që Rama të mund të provojë akuzat e ngritura ndaj këtij shteti e të mos jenë “pjellë” e fantazisë së tij. Sipas Ndokës, Shqipëria si një vend i vogël duhet të jetë e matur në krijimin e armiqve.
“Së pari duhet të ndërpresim marrëdhënien me Ramën se ai i nxori të dhënat në shesh. Ai nxori të dhënat sheshit me patronazhistët e tij.
Ky është i zgjidhshëm. Ne jemi vend i vogël nuk kemi nevojë që prej aleatëve të mëdhenj të krijojmë dhe ne armiq. I ka si stil. Shpresoj të ketë prova reale, shpresoj të mos e ketë fantazi, e ti bjerë në qafë Iranit kot.
Ne na ka rënë sistemi politik ky është kryesori. Sistemi ra që kur të dhënat i nxorën patronazhistët. Ne të keqen e kemi me veten tonë. Të dhënat dolën falë patronazhistëve të rilindjes”, tha ai.