• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Na jep 100 euro dhe ik”, si ranë në kurth dy policët e “Shqiponjave”

31/05/2023
I morën 100 euro shoferit, arrestohen dy policët e “Shqiponjës” (Emrat)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Tiranë ka arrestuar në flagrancë dy efektivë të “Shqiponjave”, pasi u kapën në flagrancë duke i marrë rryfshet.

Sipas njoftimit mësohet se në pranga kanë rënë Andi Çelmeta 36 vjeç me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe Hashim Xhixha, 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur falë një operacioni të zhvilluar ku më datë 28.05.2023, nga kryerja e veprimeve simuluese me agjentë të AMP-së, njëri prej punonjësve të policisë të “Shqiponjave”, i kishte kërkuar dhe marrë agjentit të infiltruar, 100 euro në formën e rryshfetit, për t’i lejuar që të vazhdonin udhëtimin, pa u ndëshkuar dhe kontrolluar.

Gjatë ndërhyrjes së menjëhershme të Oficerëve të Policisë Gjyqësore, është realizuar kapja në flagrancë e Çelmetës dhe Xhixhës. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik Andi Çelmetës në momentin që hiqte jelekun e shërbimit me ngjyrë të kuqe, nga brendësia e tij ra në tokë kartemonedha 100 euro.

Gjatë kontrollit personal, thuhet në njoftim, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.

Njoftimi i plotë:

U kapën në flagrancë duke marrë rryshfet, Prokuroria Tiranë monitoroi patrullën e ‘Shqiponjave’ me metoda speciale hetimi

Më datë 10.05.2023, në bazë të materialeve hetimore të ardhura nga AMP, Drejtoria Rajonale Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka filluar hetimet për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 259-25 të K.Penal.

Nga aktet referuese, mësohet se Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në përmbushje të objektit të veprimtarisë së saj, përcaktuar në Ligjin Nr.128/2021 “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore” me qëllim “,..parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale si dhe i shkeljeve të ligjit, të kryera nga punonjësit e strukturave gjatë ushtrimit të detyrës e për shkak të saj, në vijimësi kishte administruar të dhëna operative në ngarkim të disa punonjësve të policisë, efektivë në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, të dhëna këto që i implikonin ata, në veprimtari të kundraligjshme dhe përmbushnin elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 dhe 25 të K. Penal.

Nga ana e kësaj strukture, me autorizim të prokurorit dhe vendim Gjykate, janë mbikqyrur në ambiente publike dhe janë mbajtur raporte shërbimi të shoqëruara me metoda speciale të hetimit, për monitorimin e veprimtarisë së patrullave të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vende të caktuara ku edhe janë pikasur raste abuzimi me detyrën.

Më datë 28.05.2023, nga kryerja e veprimeve simuluese me agjentë të AMP-së, njëri prej punonjësve të policisë të “Shqiponjave”, i kishte kërkuar dhe marrë agjentit të infiltruar, një sasi prej 100 (njëqind) euro në formën e rryshfetit, për t’i lejuar që të vazhdonin udhëtimin, pa u ndëshkuar dhe kontrolluar.

Gjatë ndërhyrjes së menjëhershme të Oficerëve të Policisë Gjyqësore, është realizuar kapja në flagrancë e dy punonjësve të policisë së “Shqiponjave”, A. Ç. dhe H. Xh.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A.Ç., në momentin që hiqte jelekun e shërbimit me ngjyrë të kuqe, nga brendësia e tij ra në tokë kartemonedha EURO e prerjes 100.

Vazhdon puna për evidentimin dhe dokumentimin e plotë të rastit si dhe kapjen edhe të efektiveve të tjerë apo personave ndihmës, të përfshirë në aktivitete korruptive.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ngjarje e paprecedentë në stërvitje”, Flamurtari i tregon derën mesfushorit

“Ngjarje e paprecedentë në stërvitje”, Flamurtari i tregon derën mesfushorit

17/12/2025
“Raphinha luan basketboll?”, partnerja e sulmuesit shfryn pas ceremonisë së FIFA-s

“Raphinha luan basketboll?”, partnerja e sulmuesit shfryn pas ceremonisë së FIFA-s

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al