• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Muzika përhap Covidin”, ministri Klosi kërkon ndjesë

06/10/2020
“Muzika përhap Covidin”, ministri Klosi kërkon ndjesë

Pak ditë më parë, shkaktoi jo pak reagim një deklaratë e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Ai tha se muzika është ende e ndaluar në bare e restorante, pasi valët e saj përhapin COVID-19.

Në studion e emisionit “Top Talk”, ku ishte dhe i ftuar, ministri Klosi tha se kjo deklaratë është keqkuptuar. Ministri nuk hezitoi të kërkonte një ndjesë të madhe publike për komunitetin e artistëve, të cilët tha janë më të prekurit nga kjo situatë e pandemisë. Ai ripërsëriti dhe një herë deklaratën e bërë para disa ditëve.

Muzika, tha ministri, nuk mund të vrasë, por të qëndruarit në një ambient të mbyllur, ku lëvizjet janë më të mëdha, kondicionimi dhe të qëndruarit të gjithë së bashku kanë efektin e tyre, atëherë sipas tij këto komponentë rrisin rrezikshmërinë e përhapjes së virusit COVID-19.

Denis Dyrnjaja: Tani dua të ndalem në një moment i cili me thënë të drejtën unë dua të jem në krahë tyre, sepse janë njerëz në fund të fundit. Ndalimi i muzikës, duket sikur vetëm muzikantët, DJ dhe kjo pjesa e njerëzve që merren me argëtimin, janë më të penalizuarit. Përse u bë kjo gjë? Përse nuk e menduat më gjatë këtë punë dhe në fund të fundit me çfarë do të jetojnë këto njerëz.

Blendi Klosi: Faleminderit për pyetjen sepse në fakt pati dhe një debat të madh publik edhe besoj që edhe ju ndani të njëjtën mendim me mua, meqenëse dalim shpesh në ekran na duhet të jemi të kujdesshëm, sepse një fjalë e interpretuar. Më the gjënë e parë, duke qenë se kam shumë miq në komunitetin e muzikantëve, kam jetuar me muzikën, jetoj, kam shijuar muzikën le të themi, padyshim atyre i duhet kërkuar një ndjesë e madhe sepse u turrën të gjithë kundra muzikës; muzika të vret, të infekton. Në asnjë rast nuk është thënë as nuk është menduar. Nuk ka asnjë deduksion logjik, të mendosh që muzika të dëmton, muzika si muzikë. Është një moment për t’i kërkuar një ndjesë atij komuniteti. Siç është dhe komuniteti i atyre njerëzve të cilët jetojnë me muzikën kanë vuajtur në fakt këtë sezon. Janë nga komunitetet më të goditura sepse ata jetojnë me të, sidomos periudha e verës është periudha që ata gjenerojnë më shumë para. Edhe në fakt se jeta e njerëzve ka qenë gjithmonë prioritare, na ka detyruar që të kishte një kufizim në këtë situatë. Përsa i përket komunitetit që bëri meme, kjo është gjë humori dhe ishte shumë gjë e mirë. Pjesa e atyre që bëjnë logjikën e gjësë nga pikëpamja biologjike. Përsëri dua ta them, valët në një ambient të mbyllur krijojnë një dinamikë të caktuar me ambientin dhe shtohet më pas, rrymat e ajrit që shtohen nga kondicionimi, shtoi më pas lëvizjen, ose kur ka muzikë të lartë njerëzit flasin me zë të lartë, djersiten më shumë, energji më e madhe, njerëzit rrinë të gjithë të bashku. Edhe kur janë të gjithë këto faktorë, rreziku shtohet më tepër. Kjo është arsyeja që jo vetëm në Shqipëri por kudo jeta e natës. Unë kam mbaruar për elektronikë dhe në shkollë të mesme na mësonin çdo të thoshte çdo valë. Në një ambient që nuk ka ajër nuk përçohen valë. Ndjesë komunitetit të muzikantëve. Por të qenurit së bashku në një ambient me muzikë, njerëzit ndryshojnë sjellje, nga energjia dhe rrymat e ajrit, kondicionimi sidomos, janë të gjithë efektet që bëhen të gjitha së bashku dhe shtojnë më shumë rrezikun në ambiente të mbyllura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!
Kryesore

Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

11/05/2025
Zëdhënësja e Bashës e krahason Sali Berishën me Hamasin
Kryesore

Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit

11/05/2025
Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez
Kryesore

Përfundon Giro d’Italia në Vlorë, fiton çiklisti danez

11/05/2025
Dështon mbledhja në KQZ, s’ka shtyrje të orarit për votimin në Vlorë
Kryesore

Dështon mbledhja në KQZ, s’ka shtyrje të orarit për votimin në Vlorë

11/05/2025
Kryesore

Fotografoi votën, arrestohet një i ri në Këlcyrë

11/05/2025
Kryesore

Voton Kumbaro: Zgjodha Shqipërinë europiane për fëmijët tanë!

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

11/05/2025
Zëdhënësja e Bashës e krahason Sali Berishën me Hamasin

Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al