Më në fund ka nisur edhe organizimi i skuadrës së Luftëtarit, ndërsa janë duke u kryer testime në të ashtuquajturën “Fusha e Vjetër” në Gjirokastër. Mustafa Hysi, një nga ikonat e futbollit gjirokastrit që po meret edhe me formatimin e AF Luftëtari ka ndjekur ecurinë. Ndërkohë që skuadra e re e Luftëtarit pritet që të zbresë në fushë vetëm në ditët e para të Vitit 2021.
Do të ketë lojtarë që do të vijnë nga moshat, U-17, por edhe nga ata që kanë luajtur me skuadra të jugut dhe që kush e meriton prej tyre do të jetë pjesë e projektit që kanë në Gjirokastër për të rikthyer Luftëtarin mes më të mirëve me një projekt 3-vjeçar, ndërsa akademia e futbollit bluzi do të jetë moderne.
Siç edhe dihet, Luftëtari i ri do ta nisë nga Kategoria e Tretë në pranverën e arshshme dhe synimi është që të ngjitet në Kategorinë e Dytë në edicionin 2021-2022.